Ka ardhur koha të kemi një ”Bismark” shqiptar, i cili ashtu si në historinë e Gjermanisë të ndezi një lëvizje nacionaliste si të vetmin shpëtim për kombin tonë. Edhe Gjermania perpara se ti bashkonte Bismarku vuante nga përcarja, dhe kishte përvec shumë fe edhe disa gjuhë. As ai nuk e pati të lehtë arritjen e kësaj kauze, por jo të pamundur kur gjën intelektualët e duhur që sic e thote edhe Bismarku ” mos lufto për të shkruar histori, por për të bërë histori.”
Nga Silvana BERKI
Kanë kaluar 21- vite nga lufta e Kosovës dhe akoma nuk i jemi mirënjohës fitores dhe formimit të shtetit të pamvarur të Kosovës. Akoma nuk e kuptojmë rrugën historike të vështirë që populli shqiptar i Kosovës ka kaluar për të arritur deri aty. Harrojmë në cfarë pozite e la ballkanin largimi Turk, me një varfëri gati absolute dhe me vënde të paformuara si shtete e të dobëta e pa pushtet, ku sidomos për ne shqiptarët mbas andej në luftën austro-hungareze ishim si peshku pa ujë, me një shtet të dobët dhe shqiptarë të pabashkuar. Nuk është cudi që serbi ndihet si shpëtimtari I ballkanit për atë kohë duke fituar luftën me austro-hungarezin, edhe pse si Serbi, Austriaku apo Greku luftonin për të përfituar vet nga gjëndja e varfër ku ndodhej ballkani. Ky është faktori ku serbët kapen dhe justifikojnë aktet e tyre të dhunshme ndaj popullit shqiptar apo krejt ballkanasve, duke u kapur pas filozofisë ruse “nëse nuk merr pjesë në luftë për t`u mbrojtur, atëherë më mbrapa s`ke të drejtë as të flasësh.”
Pamarrëparasysh, rrjedhës së historisë, vendimeve europiane në favor të këtyre shteteve si Serbia që pretendojnë se meritojnë respekt për luftrat që kanë bërë në emër të popujve ballkanas që prej 1804, shqiptarët e Kosovës ishin të vetmit që vazhduan të vuajnë pa gëzuar të drejta të barabarta deri tani afër në 1999: ën. As Shqiperia e vetizoluar dhe nën ndikimin e komunizmit, nuk mund të ndërhynte dhe jetonte mes frikës së lojrave të poitikave të jashtme europiane –ruse. Ndaj habitem me këtë aktin e prokurorisë në Kosovë, që ngatërrojnë pa pike turpi sharping nga sheqeri, kur në vënd të kërkojnë kriminelët e luftës në radhët e pushtuesve, I kërkojnë ato në radhët e atyre që luftuan për mbrojtje. Dihet se ato që quhen shkelje të kontratës së Gjenevës dhe krime lufte janë trajtuar nga komisioni I posacëm brënda këtyre 23 viteve. Të përdorësh tani përsëri këtë si armë kundër njëri tjetrit per të arritur qëllimin dhe postin tënd politik, është më se e ulët dhe mënyrë politike primitive.
Për luftën e vonshme të Kosovës, atyre që akuzojnë ushtarët do t`ju kujtoja ditët e luftës, ku ai ushtari me armë në dorë shikon kur granata i këput të dy këmbët shokut që ka pranë, kur nënën nuk e mbron dot tek sheh ta mbështesin për peme dhe ti vënë zjarrin, kur motrën ia tërheqin zvarrë dhe armiku ia përdhunon njëri ushtar pas tjetrit, kur fëmijën e shikon rrugëve me trutë derdhur, kur bashkatdhetarët I kanë vrarë dhe lënë në gjendje të turpërur edhe mbas vdekjes. Këto janë skenat e luftës dhe arsyeja përse cdo popull në këto raste ndien nevojën të nxjerrë nga vetja heronj për t`I patur si udherrëfyes në mbijetesë. Unë nuk kam dëgjuar ndonjë serb t`a cojë serbin në Haag pse ai luftoi për Serbinë, edhe pse ata e dine sa dhunshëm e kanë shkelur kontratën e Gjenevës me luftërat që bëne në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci. Dhe më e keqja, nuk e kuptoj cili është objektiviteti I politikës së Kosovës sot sidomos në politikat e jashtme.
Nga ana tjetër, ajo që mua personalisht më dhëmb dhe nuk befasohem me këtë inisiativë të prokurorisë, sepse aromën e barutit të kësaj propagande pro serbe e kam ndier deri në Finlandë. Këtu ka të rinj shqiptarë të cilët diskutojnë në mes veti luftën dhe arsyet “e vërteta” të Kosovës. Po, po, është mirë të dini sesi po vetmbrohen serbët. Nga goja e këtyre të rinjve shqiptarë që jetojnë dhe janë rritur në emigracion dëgjoj argumente të reja që janë për mendimin t`im larg së vërtetës për luftën e Kosovës apo për tërë historinë e popullit shqiptar në Kosovë. Dhe kjo është ajo me të cilën ne duhet të merremi, të qartësohet mire e vërteta e kësaj lufte dhe e vërteta e historis së Kosovës, pse dhe si ngeli në duart e serbit. Të insistohet që serbët ti kërkojnë falje popullit të Kosovës sic i kërkuan falje popullit të bosnjës. Këto janë kërkesat ku duhet të koncentrohet prokuroria e Kosovës nëse për objektivitet ka prosperitetin dhe ruajtjen e paqës brënda dhe jashtë rajonit të Kosovës.
Fatkeqësisht, ndër europianët ka nuanca empatike karshi popullit sërb, duke i parë ata gjithashtu viktimë jo me popullin e Kosovës, por viktimë në historinë ballkanike, sepse është i vetmi instrument me të cilin serbët shfajësojnë veten. Eshtë fakt që në luftë popujt që luftojnë janë të dy viktimë, sepse në mes tyre shumë nuk e duan luftën. Ushtarët nga ana tjetër nuk quhen më popull. Për të mbijetuar ata kanë nevoj për kauzë të qartë dhe figura heronjsh që pasqyrojnë një filozofi të fortë. Për shqiptaret heroi i kohës që i dha forcë për tu ngritur një fuqie të frikshme si pasqyrohej deri atëherë Serbia ishte Adem Jashari me familje. Filozofia e kësaj familje me në krye heroin e tyre ishte: Unë jam autokton, vdes autokton! Për serbët kam mangësi për informacion se cilin kishin zgjedhur për hero në ato momente, ndërsa sa për kauzën ajo tashmë dihet që u kthye gati në pasion të tyre: “të tregonin, kush është rraca më e fortë”, sic edhe ishin bërë më herët. Sigurisht që lufta në Kosovë ishte e implikuar edhe politikisht, sepse instrumentat deriatëhershme në Kosovën e Serbisë nuk siguronin për qytetarët e Kosovës barazi dhe siguri. Këte më mirë e dinë studentat, të cilët UDB:ja serbe i ndiqte dhe i eleminonte edhe jasht territoreve të Kosovës sic ishin p.sh. si vëllezërit Gërvalla ku në një këng të tyre tregojnë mllefin ndaj këtij fenomeni me fjalët: “shërbëtorët e djallit, smund t
i quaj dasmorë”.
Shqetësimi im për akuzat bërë ndaj këtyre ish-ushtarëve të luftës nacionalclirimtare të Kosovës, duke i vënë ata në bankën e të akuzuarve për krime lufte nga vetë ne shqiptarët krijon një konfuzion edhe në arenën ndërkombëtare. S`po merret vesh kush ka qënë viktima dhe kush agresori dhe më e keqja ky mazh i krijuar është produkti jonë, jo I serbëve. Edhe pse në librin e tij ”Njerëzllëku” Jonathan Glover (1999), flet për transformimin e moralit që pëson ushtari në gjëndje lufte duke treguar gjendjen psikike dhe pamundësinë të ruajë vlerat morale, kjo nuk e justifikon aktin e krimit të atyre ushtarëve serb qe e kthyen luftën e Kosovës në një luftë barbare.
Ndaj mendoj që ka ardhur koha të kemi një ”Bismark” shqiptar, i cili ashtu si në historinë e Gjermanisë të ndezi një lëvizje nacionaliste si të vetmin shpëtim për kombin tonë. Edhe Gjermania perpara se ti bashkonte Bismarku vuante nga përcarja, dhe kishte përvec shumë fe edhe disa gjuhë. As ai nuk e pati të lehtë arritjen e kësaj kauze, por jo të pamundur kur gjën intelektualët e duhur që sic e thote edhe Bismarku ” mos lufto për të shkruar histori, por për të bërë histori.” Shikoni ku ka arritur vizioni i bashkimit të Bismarkut sot. Pa një ”Bismark”shqiptar, ne do të endemi kohërave duke u zënë me njëri tjetrin për karriget personale, ndaj edhe ndodhin këto qe ndodhin sot në Kosovë apo Shqipëri.
Silvana Berki
6.7.2020