• Today is: Sunday, November 24, 2024

NË ZVICËR E GJERMANI PRONARËT SHQIPTARË TË RESTORANTEVE JAPIN USHQIM FALAS

EA
April08/ 2020

Dy biznesmenët shqiptarë, në Gjermani e Zvicër, kanë marrë përsipër të ofrojnë ushqim dhe strehim për të gjithë personelin mjekësor që janë ofruar të kurojnë pacientët e infektuar me Covid-19.

Bedri Idrizi, menaxheri i një restoranti në Gjermani, ka shpërndarë ushqim falas për stafin e shërbimeve shëndetësore, në shenjë falenderimi për kontributin e tyre për të ndihmuar pacientët e infektuar me Covid-19. Gjithashtu, Idrizi, së bashku me stafin e tij, po ndihmojnë dhe grupe të moshuarish, duke u dërguar ilaçe dhe ushqime, shkruan “Albinfo.ch”,
Ai menaxhon restorantin “Dolce Vita” në Schwedt Oder të Gjermanisë, dhe shqiptari nga Tetova ka shpërndarë ushqim falas për 12 reparte të spitalit të qytetit, për njësitë zjarrfikëse, ndihmën e shpejtë dhe njësitë e tjera të ambulancës, në shenjë solidarizimi me përpjekjet humane të atyre që bëjnë gjithçka për ta ndihmuar popullatën në kohën e pandemisë së virusit korona.
Gjithashtu, stafi i restorantit ka shpërndarë një afishe, ku u bën thirrje pleqve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mos e rrezikojnë shëndetin, ndërkohë që ilaçet dhe ushqimi atyre u dërgohet nga ekipi i restorantit deri në shtëpi dhe pa asnjë fitim.

“Të dashur gjyshe e gjyshër, ju rrini në shtëpi dhe na dërgoni porositë për barna e ushqim, kurse ne ua blejmë dhe ua sjellim në shtëpi,”– thuhet në postimin e shpërndarë.
Nga ana tjetër, hotelieri shqiptar Nazmi Mehmetaj ha hapur hotelin e tij për të mirëpritur personelin mjekësor që vjen nga vendet e tjera. Ai kishtem betur pa punë, pasi gjithçka u mbyll për shkka të Covid-19 dhe hapi dyer te hotelit për mjekët./Gazeta FAKTI

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>