• Today is: Thursday, March 28, 2024

Shkëlqimi dhe rënia e një ëndërrimtari

fakti
July07/ 2020

Shpesh tȅ joshin. Janȅ marifete tȅ tȅ mȅdhenjve. Tȅ ofrojnȅ parajsȅn dhe ȅndrra tȅ pȅrjetshme. Kush mund te thojȅ Jo? Ȅshtȅ e thjeshtȅ tȅ biesh nȅ atȅ kurth. Ȅshtȅ deri diku normale, tȅ jep tȅ ashtuquajturȅn Famȅ. Ti, nga njȅ njȅri i panjohur padashje rrethohesh nga mijȅra tȅ tjerȅ.
Nga njȅ ȅndȅrrimtar je kthyer nȅ tȅ ȅndȅrruar. Tȅ gjithȅ tȅ kanȅ zili dhe ti e di, e ndjen! Me njȅ dorȅ ti mund tȅ thȅrrmosh njȅ gur. Kjo tȅ jep forcȅ.

Nga Silvana BEGAJ/Suedi

Kam frikȅ ti tregoj ȅndrrat e mia. Mi marrin, mi tjetȅrsojnȅ dhe mȅ cojnȅ nȅ bankȅn e tȅ akuzuarve. Kam frikȅ mos flas nȅ gjumȅ dhe mȅ degjojnȅ. Ȅndrrat janȅ e vetmja gjȅ qȅ kam.
Pȅr gabime tȅ shumta tȅ shtetit tȅ endrrave duhen fajtor. Nuk dua tȅ fajȅsohem une vetȅm sepse ȅndȅrroj jashtȅ kornizave. Nȅ vendin e ȅndrrave, ȅndrrat vidhen. Prandaj duhet tȅ mȅsojmȅ tȅ mos flasim me zȅ tȅ lartȅ. Ekziston njȅ fletore tȅ madhe qȅ mban shȅnim gjithcka diku atje lart.

Fajtorȅt duhet patjetȅr tȅ jenȅ tȅ besueshȅm.

Nuk mund tȅ akuzosh fajtorin e vȅrtetȅ. Nuk e beson njȅri. Duhet patjetȅr njȅ i pafajshȅm. Ai, i habitur qȅ gjendet aty, do gaboj nȅ cdo gjȅ. E ka kapur faji tȅ papȅrgatitur. Ȅshtȅ tamam nȅ pozicionin e tȅ qenit fajtor.

Çuditȅrisht nuk flet njȅri pȅr zgjidhje. As pȅr gabime njerȅzore, por klasifikohen si gabime djallȅzore dhe kryqȅzojmȅ tȅ parin tȅ dobȅt qȅ gjejmȅ.

Shpesh tȅ joshin. Janȅ marifete tȅ tȅ mȅdhenjve. Tȅ ofrojnȅ parajsȅn dhe ȅndrra tȅ pȅrjetshme. Kush mund te thojȅ Jo? Ȅshtȅ e thjeshtȅ tȅ biesh nȅ atȅ kurth. Ȅshtȅ deri diku normale, tȅ jep tȅ ashtuquajturȅn Famȅ. Ti, nga njȅ njȅri i panjohur padashje rrethohesh nga mijȅra tȅ tjerȅ.
Nga njȅ ȅndȅrrimtar je kthyer nȅ tȅ ȅndȅrruar. Tȅ gjithȅ tȅ kanȅ zili dhe ti e di, e ndjen! Me njȅ dorȅ ti mund tȅ thȅrrmosh njȅ gur. Kjo tȅ jep forcȅ.

Njerȅzit tȅ marrin Kohȅn dhe ti nuk mund as tȅ mendosh. Mendon se ke miq tȅ cilȅt deri diku tȅ kanȅ zili, por kanȅ nevojȅ tȅ jenȅ rrotull teje.

Nuk ke mȅ frikȅ dhe bȅn gabime mȅ lehtȅsisht. Zhytesh cdo ditȅ e mȅ shumȅ nȅ tȅ tilla puse ,sepse ti tashmȅ je ai qe nuk ishe mȅ parȅ.
Nȅ fakt fama tȅ kapi padashje dhe ti as vetȅ nuk e di pse je aty. Cdo ditȅ e mȅ shumȅ ndjen shkȅlqimin tȅnd ndricues dhe verbues deri kur shikon qȅ fletorja e shȅnimeve nuk ka kursyer as ty.
Tȅ zȅ tmerri. Urren veten dhe do jetȅn qȅ kishe, por shumȅ vonȅ. As nuk kthehesh dot mȅ ku ishe dhe as nuk rri dot ku je. Je vetȅm! Miqtȅ tȅ zhduken si me magji. Tȅ urrejnȅ dhe tȅ largojnȅ pȅr tȅ njȅjtat arsye pȅr tȅ cilat tȅ ishin afruar mȅ parȅ. Kjo ȅshtȅ e mallkuara famȅ boshe.
Vret mendjen pȅrsȅri si u ule nȅ atȅ karrige. Ku nisi gjithcka? Por asgjȅ nuk tȅ vjen nȅ mendje sepse e di qȅ skishe asgjȅ tȅ vecantȅ pȅrvec se ȅndȅrrove brenda kornizave.
Mendon se u tregove i zgjuar? Qesh se si me pak marifete arrite atje ku nuk duhej te ishe? Ndȅrkohȅ fletorja shkruan! Dhe kur tȅ vi verdikti final do doje tȅ kishe rȅnȅ sikur tȅ mos ishe ngritur kurrȅ. Edhe sikur tȅ mbijetosh ”Turpi” do tȅ pȅrvȅloj fytyrȅn gjithȅ jetȅn. Turpi ȅshtȅ mȅ shkatȅrrues se dashuria apo vdekja.
Do rrish dhe do shikosh nga xhami i dritares se si akuzohen tȅ tjerȅt tȅ cilȅt akoma nuk e kanȅ mȅsuar qȅ historia ka tendencȅn tȅ pȅrsȅritet dhe ne tȅ pȅrsȅrisim gabimet.

7 korrik, 2020