• Today is: Saturday, April 20, 2024

Ministri Zemaj paralajmëron pas masave të reja: Do të ketë dënime

fakti
July06/ 2020

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Armedn Zemaj ka treguar edhe një herët që nga sot hyjnë në fuqi masat e reja kundër COVID-19, të cilat thotë se është dashur të vendosen për shkak të mosrepektimit të masave liruese.


Sipas Zemajt, do të ketë dënime për mosrespektuesit e rregullave, të cilat do të mbikqyren dhe shqiptohen nga inspektorët, shkruan Reporteri.net.

Ndër të tjera, Zemaj ka sqaruar edhe masat e reja që janë vendosur dje, duke theksuar se do të blehen aparatura për testim e vaksina.

Ministri thotë se për të përballuar situatën do të hapen edhe spitalet private, për të krijuar kështu kapacitete të nevojshme.

Publikimi i plotë i ministrit Zemaj:

Të dashur qytetarë,

Sot nis zbatimi i masave të reja anti-Covid-19. Jo nga deshira, por nga imperativi i situatës së krijuar nga mosrespektimi i masave liruese. Mosrespektuesit e rregullave do të kenë sanksione ligjore. Në mbikqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e inspektorateve (Inspektorati Sanitar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë etj). Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente.

MASAT PARANDALUESE: Për të parandaluar virusin është vendosur që të ndalohet lëvizja në disa komuna gjatë orarit të caktuar, reduktim të numrin të të punësuarve në institucione, reduktim të shërbimeve shëndetësore jo esenciale në institucione shëndetësore, krijim të kapaciteteve të reja testuese në regjione, licencim të institucioneve shëndetësore private për të kryer testime për Covid-19, blerje të 100,000 testeve virologjike, 500,000 vaksinave të gripit sezonal, porosi të vaksinës eventuale kundër Covid-19, blerje të 7 aparateve për testim, sigurim të terapive të Covid-19, pagesë dhe buxhet shëndetësor shtesë për personelin shëndetësor, pajisje mbrojtëse për personelin mjekësor, etj.

Ministria e Shëndetësisë ka përgaditur “Planin e veprimit për zbatimin e procedurave të testimit me Covid-19” që do të zbatohet menjëherë.

KAPACITETET: Institucionet shëndetësore do të rrisin kapacitetet me shtretër dhe pajisje mjekësore për të trajtuar rastet me Covid-19, do të riorganizohen klinikat në SHSKUK-së, do të krijohen kapacitetet shtesë me shtretër në spitalet rajonale, në institucionet private shëndetësore do të krijohen kapacitete shtesë më shtretër, do të riorganizohet dhe rritet personeli mjekësor shëndetësor, mobilizimi stafit mjekësor në nivel vendi, në veçanti shtohen kapacitetet në shërbimin e mikrobiologjisë, infektologjisë dhe shërbimeve të tjera të lidhura drejtpërdrejt me rastet Covid-19.

Ju lutemi respektoni masat mbrojtëse!

Pas numrit të madh të infektimeve si dhe humbjes së jetëve, dje Qeveria e Kosovës ndërmori masa të reja duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve.

Pas kësaj ka reaguar edhe ish-ministri i Shëndetësisë nga radhët e LDK-së, Imet Rrahmani.

Ai tha se më mirë i respekton masatë e vendosura, se sa kufizimet (apo orën policore).

“Unë më mirë dhe më lehtë i respektoj masat ( maska, distanca dhe higjiena) se sa kufizimet ( orën policore), e Ti?”, shkroi ai.