• Today is: Monday, November 25, 2024

Rritet bilanci i viktimave nga Covid në Kosovë

fakti
July06/ 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), njofton se të dielën ka regjistruar nëntë të vdekur dhe 152 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 152 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid në Kosovë. Numri total i rasteve pozitive 3.508 raste nga 25.245 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 75 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Sot janë shëruar 28 pacientë duke çuar totalin në 1.902 raste, kurse raste aktive 1.531. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 57 raste, komuna e Prizrenit 16 raste, komuna e Fushë Kosovës 11 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Mitrovicës 8 raste, komuna e Gjilanit 7 raste, komuna e Drenasit 5 raste, komuna e Gjakovës 5 raste, komuna e Skenderajt 5 raste, komuna e Kaçanikut 3 raste, komuna e Lipjanit 3 raste, komuna e Obiliqit 3 raste, komuna e Pejës 3 raste, komuna e Rahovecit 3 raste, komuna e Kamenicës 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Suharekës 2 raste, komuna e Vitisë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Graçanicë, Klinë, Mamushë, Shtime dhe Zubin Potok.

Qeveria e Kosovës të dielën miratoi një sërë masash me qëllim të parandalimit të koronavirusit. Ndër to është edhe rikthimi i masës së kufizimit të lëvizjes në disa qytete ku ka më së shumti raste të infektimeve.

Këto masa të qeverisë, do të hyjnë në fuqi nga 6 korriku. /abcnews.al