Mjeku shqiptar në Preshevë, Driton Salihu, ka deklaruar se atje qytetarët e Preshevës janë revoltuar për faktin që nuk ka treguar interses lidhur me çështjen e COVID-19 as autoritetet kosovare e as ato shqiptare.
Koronavirusi ka krijuar tensionjo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovën, Maqedoni, Serbi, Mal të Zi e Greqi.
Së fundmi mjeku Driton Salihu, i cili punon në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë, ka deklaruar se deri më sot nuk është paraqitur asnjë person i infektuar nga Covid-19.
“Deri më sot në komunën e Preshevës nuk kemi asnjë të prekur me koronavirus.”-ka thënë ai për “Dukagjini”.
Ndër të tjera Salihu është shprehur se në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë janë marrë masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që prej momentit kur u shënua edhe rasti i parë me Covid-19.
Mjeku ka theksuar se çdo qytetar që ka nevojë, shërbimet shëndetësore u ofrohen në orare dhe në hapësira të përcaktuara, në përpjekje të ndalimit të përhapjes së virusit.
“Tani nuk është momenti të kritikojmë as Qeverinë e Kosovës dhe as Qeverinë e Shqipërisë, sepse ato ballafaqohen me pandeminë e koronavirusit, por e vërteta është se deri më sot nuk ka shprehur asnjë interesim për gjendjen në Preshevë asnjëra prej tyre. Qytetarët e Preshevës janë shumë të revoltuar me politikën e Kosovës. Ata i gjykojnë liderët politikë në Kosovë për tensione politike në kohën kur më shumë se kurrë është i nevojshëm bashkëveprimi.”– është shprehur ai./ Gazeta FAKTI