• Today is: Saturday, April 27, 2024

Urologu Arifhikmet Dehari nga Tetova vdes si pasojë e Kovid-19

fakti
July06/ 2020

Në Maqedoninë e Veriut, pas komplikacioneve nga koronavirusi humbi jetën një mjek. Urologu Arifhikmet Dehari nga Tetova është mjeku i parë që vdes si pasojë e virusit në Maqedoninë e Veriut.

Dr. Dehari, 64 vjeçar, ishte shktruar në një spital të Shkupit me një diagnozë tjetër, por më pas kishte rezutuar pozitiv për COVID-19.

Njoftimin e dha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe i cili u bëri thirrje të gjithë punonjësve shëndetësorë që të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojnë veten sipas protokolleve në vendin e punës dhe jashtë.

Në pavijonin e Urologjisë së spitalit të Tetovës, ku punonte doktor Dehari, nuk japin të dhëna nëse ka staf të prekur nga koronavirusi apo të vendosur në izolim.

Autoritetet shëndetësore thanë se mjekët që luftojnë për jetët e pacientëve me COVID-19 janë mjaft të lodhur dhe u bënë thirrje qytetarëve të mos e vënë në rrezik jetën e mjekëve.

Maqedonia e Veriut ka shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga pandemia jo vetëm në rajon por dhe më gjerë. Deri tani janë regjistruar mbi 330 viktima.