Bashkimi Demokrat Kroat (HDZ) konservator i kryeministrit, Andrej Plenkoviç fitoi zgjedhjet e sotme parlamentare, sipas sondazheve, që theksojnë lehtësinë e habitshme të kësaj fitoreje.
Nga selia e HDZ-së ku të pranishëm ishin shumë simpatizantë, Plenkoviç falemnderojë të gjithë qytetarët dhe partnerët duke theksuar se ky mandat i fituar e detyron edhe më shumë të punojë.
“Kjo fitore nuk është vetëm e shkëlqyeshme, por edhe e detyrueshme, sepse kemi pasur një mandat të vështirë dhe me shumë pasiguri. Për këtë kjo kërkon punë, ide dhe përvojë. Ne arritëm të gjitha këto t’i mbledhim në programin tonë. Kjo fitore është një detyrim i madh për ne”, tha Andrej Plenkoviç, pas shpalljes së rezultateve.
Sipas parashikimeve, HDZ do të ketë 61 nga 151 vendet dhe rivalët e tyre kryesorë, koalicioni i udhëhequr nga social-demokratët (SDP) vetëm 44. HDZ qeverisëse gjithashtu pritet të fitojë tre vendet e rezervuara për votuesit që jetojnë jashtë vendit.
Lëvizja ”Atdheu” e ekstremit të djathtë, e cila është një aleate natyrore e HDZ, mund të marrë 16 vende.
Të dy partitë mund ta kontrollojnë të vetme këtë legjislaturë.
Dy parti më të vogla, Mozhemo dhe MOST pritet të kenë tetë vende secila.//ATSH