• Today is: Monday, November 25, 2024

Osmani: BE-ja edhe krahas sfidës me korona-krizën nuk e ka ngrirë procesin e zgjerimit

fakti
July02/ 2020

“Siç edhe pritet, kushtet për përparimin janë Kriteret e Kopenhagës, po po ashtu edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në draft kornizën drejtpërdrejtë potencohen marrëveshjet bilaterale në Greqinë dhe Bullgarinë, për të cilat priten rezultate të dukshme gjatë implementimit të tyre”, deklaroi Osmani.

Shkup, 2 korrik/Gayeta FAKTI – “Komisioni Evropian e përfundoi tekstin e kornizës negociuese dhe e dorëzoi deri te Këshilli i BE-së. Ky është vetëm projektversion dhe unë pres që në tetor të pranohet teksti final. Mirë është që kjo po ndodh gjatë kohës së kryesimit gjerman, të cilët janë pëkrahës të mëdhenj të rrugës sonë evropiane”, deklaroi zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, në konferencë për shtyp para Sekretariatit për çështje evropiane.
Bëhet fjalë për projekt-version, tha Osmani, që është bazë në të cilën vendet anëtare do t’i parashtrojnë qëndrimet e tyre kombëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus.

“Me këtë do të merret pozitë finale e BE-së për përmbajtjen e kornizës negociuese, pas çka do të mund të caktohet dhe seanca e parë ndërqeveritare, gjë që paraqet edhe fillim formal i negociatave për anëtarësim të plotfuqishëm
në Union”, tha Osmani.
Ai sqaroi se me mekanizmat e rinj të procesit negociues, shpejtësia dhe përparimi do të varen nga vetë ne, si dhe se KE-ja do të ketë mekanizma që ta njohë dhe zvogëlojë qasjen deri te fondet e BE-së, nëse ka ngecje.
“Siç edhe pritet, kushtet për përparimin janë Kriteret e Kopenhagës, po po ashtu edhe bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. Në draft kornizën drejtpërdrejtë potencohen marrëveshjet bilaterale në Greqinë dhe
Bullgarinë, për të cilat priten rezultate të dukshme gjatë implementimit të tyre”, deklaroi Osmani.
Në pajtim me metodologjinë e re, si posaçërisht të rëndësishme, Osmani i përmendi tre klauzolat – klauzola suspensive, klauzola për disbalanc dhe klauzola për reversibilitet.
“Me këto instrumente të reja gjatë negociatave, BE-së i jepet mundësi që nëse konstatohet se vendi nuk përparon në negociatat me intensitet të kënaqshëm, ka stagnim ose ngec, ta ndalë procesin e negociatave, ta kthejë sërish prapa
përmes kthimit të disa benxhmarkave veçmë të kaluara, madje edhe të hapë kapituj ose klasterë veçmë të mbyllura. Më saktë, këto të a.q. instrumente ose klauzola ndëshkuese, Komisioni Evropian do të mund t’i aktivizojë pas
pikëpamjeve të tij ose me kërkesë të një shteti anëtar. Mund ta refuzoj vetëm me shumicë të cilësuar reverse, që do të thotë se të paktën dy të tretat të vendeve duhet të jenë kundër aktivimit të këtij mekanizmi ndëshkues, që të
mos pranohet propozimi i Komisionit ose i një vendi anëtar”, sqaroi Osmani.
Është paraparë, tha Osmani, që klasteri i fundamenteve, ku krahas kapitujve kyçë 23 dhe 24, tani janë shtuar kriteret ekonomike, furnizimet publike, funksionaliteti i institucioneve demokratike dhe reforma në administratën
publike, të hapet i pari, ndërsa të mbyllet i fundit.
“Nëse nuk ka përparim adekuat në klasterin e parë të fundamenteve, nuk do të mund të përparohet edhe në klasteret tjerë dhe në kapitujt tjerë. Në përputhje me përparimin dhe plotësimin e kritereve për anëtarësim, janë paraparë çmime ose dënime në formë të rritjes ose zvogëlimit deri te qasja e mjeteve të fondeve, por edhe deri te politikat e BE-së. Kjo do të thotë se nëse konstatohet ngecje, në rrezik vendoset edhe madhësia e IPA mjeteve, të cilat i ndahen
vendit, por edhe e kundërta, në rast të përparimit të konsiderueshëm në negociatat, vendit i lejohet integrim më i afërt në Unionin, qasje të a.q. në faza ose parciale deri te politikat dhe programet e BE-së, rritje të fondeve dhe
investime të Unionit në vend”, tha Osmani.
Në fund, Osmani edhe një herë ka shprehur urime për suksesin e arritur historik.
“Qartë është se BE-ja edhe krahas sfidës me korona-krizën nuk e ka ngrirë procesin e zgjerimit. Urime dhe falënderim deri te komisari Oliver Varheji dhe Ursula fon der Lajen, por edhe deri te presidenca kroate. Jemi në mes të një fushate politike dhe shpresoj që pas 15 korrikut do të kemi një qeveri të qëndrueshme, të përkushtuar në rrugën evropiane”, tha Osmani.
I pyetur nëse marrëveshja me Bullgarinë është në kapitull të posaçëm, Osmani tha se në këtë propozim tekst nuk gjendet në kapitull të posaçëm, por është vendosur së bashku me Kriteret e Kopenhagës dhe me obligimet nga
Marrëveshja për stabilizim dhe asociim, të cilat do të jenë si parakushte themelore, në të cilat do të definohet tërë procesi negociues.
“Jemi të kënaqur nga neutraliteti i komisionit lidhur me pozitat e ndryshme, duke e përfshirë edhe çështjen e marrëveshjeve me fqinjët. Absolutisht, as nuk presim se nuk do të jenë këtu marrëveshjet me fqinjët, pasi jemi të vetëdijshëm se kemi nënshkruar marrëveshje dhe kemi ndërmarrë obligime, të cilat ishin kusht për fillimin e negociatave dhe do të jenë kusht edhe më tej në procesin e avancimit të negociatave”, tha Osmani.