• Today is: Thursday, May 2, 2024

Shqipëria me moton turistike “Pusho shqip”

fakti
July02/ 2020

Zyrtarizimi i sezonit mes Shqipërisë e Kosovës bën bashkë në Shëngjin përfaqësues të të dy qeverive. Në takim ishte i pranishëm ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë Hoti, Vesel Krasniqi, ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, etj.

“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që pushimet e tyre t’i kalojnë në Shqipëri, dhe u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë që pushimet dimërore t’i kalojnë në Kosovë”, bëri thirrje ministri Krasniqi.

Për ministrin Blendi Klosi, veç njohjes së bukurive të dy vendeve, ky sezon do të jetë edhe vlerësim për biznesin shqiptar që ka investuar qindra miliona euro në këtë sektor. “Të gjithë së bashku të urojmë një sezon të mirë për Shqipërinë. Kurrë më shumë sesa sot ne na duhet të jemi bashkë për të luftuar një armik të padukshëm, që po lufton dukshëm industrinë e turizmit”, tha Klosi.