• Today is: Monday, November 25, 2024

Gjermania merr sot presidencën e radhës së BE-së

fakti
July01/ 2020

Me moton “Së bashku për rimëkëmbjen e Evropës”, Gjermania ka krijuar zonat e saj të fokusit për kohën e kryesimit të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Sipas programit të publikuar në faqen zyrtare te presidencës së BE-së fokusi i Presidencës është tejkalimi i krizës së COVID-19 si dhe rimëkëmbja ekonomike, një Evropë më e fortë dhe më inovative, një Evropë e drejtë dhe e qëndrueshme, një Evropë e sigurisë dhe vlerave të përbashkëta, si dhe një Evropë e fortë në botë, njofton Euronews Albania.

Në një nga paragrafët e programit thuhet se afrimi i tyre më pranë Bashkimit Evropian është si në interesin e Ballkanit Perëndimor ashtu edhe për interesin strategjik të BE-së.

“… ne po veprojmë në mënyrë aktive për negociatat e pranimit të vazhdueshëm me Serbinë dhe Malin e Zi dhe po përgatitemi për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke hartuar kornizën e negociatave për këto dy vende,  duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit.”

Ndonëse në raport nuk përmendet, Kosova pak ditë më parë në një postim në Twitter drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schuts thotë se në fokus do jenë dhe bisedimet Kosove-Serbi.

Ndërsa sa i përket politikës së jashtme, thuhet se, në një botë të rivalitetit në rritje midis fuqive të mëdha, politika evropiane duhet të forcojë aftësinë e Evropës për të vepruar në botën e më të gjerë, në mënyrë që të mbrojë interesat dhe vlerat evropiane dhe të marrë përsipër përgjegjësinë e saj në botë.

Politika e migracionit vazhdon të mbetet një çështje e ngutshme duke thënë se Evropës i duhet një fillim i ri në reformimin e sistemit të përbashkët të azilit. Ndër prioritetet renditet dhe Brexit.