• Today is: Sunday, November 24, 2024

Rihapet aeroporti i Shkupit, udhëtarët duhet të paraqiten 3 orë para fluturimit

fakti
June30/ 2020

Pas më shumë se tre muaj e gjysmë aeroporti i Shkupit po bëhet gati për rifillimin e fluturimeve. Por kësaj here, ndryshe nga para pandemisë nën protokolle të rrepta sigurie.

Udhëtarët që do nisen nga aeroporti i Shkupit do të duhet të paraqiten në aeroport tre orë para fluturimit për të kaluar gjithë protokollet, ku mes tjerash do të duhet të mbani maskë,të dezinfektoni rregullisht duart, do të matet temperatura trupore e secilit prej udhëtarëve. Ndalohet hyrja në objektin e aeroportit për personat që shoqërojnë udhëtarët.

Drejtoria e aeroportit të Shkupit frikësohet se fillimi i punës do jetë shumë i vështirë për kompaninë private që menaxhon aeroportin.

Ndërkohë që kompanitë për të përballuar vështirësitë nuk do e zbatojnë rregullin për distancë në mes ulëseve të udhëtarëve, por sigurojnë se aeroplanët kanë sistem ventilimi që do të mbronte udhëtarët nga virusi.
Fluturimet e para për fluturimet e pasagjerëve janë për në Bremen (6:00), Larnaka (6:15), Stokholm (6:30) dhe Këln (6:45) ndërsa do t’i realizojë kompania ajrore Viz Er, informojnë nga TAV Maqedoni, koncesionar i aeroporteve.

Ndërkaq, aterimet e para në aeroportin e Shkupit të mërkurën janë në orën 08:50 nga Stambolli (Turkish erlajns) dhe në orën 9:20 gjithashtu nga Stambolli me “Pegasus”./ Gazeta FAKTI