Në fitoren e luftës kundër Covid-19, larja e duarve dhe distanca fizike nga njëri tjetri janë po aq të rëndësishme sa vaksina.
Duket se OBSH-ja është e bindur për këtë dhe ka kujtuar para së gjithash se nuk mund të thuhet se vaksina do jetë gat në një kohë të shkurtër.
Sipas Hans Kluge, është “e mundur” që një vaksinë të jetë e gatshme brenda një viti, por nuk mund të thuhet me bindje.
“Para së gjithash ne nuk e dimë nëse një vaksinë do të funksionojë në të gjitha grupmoshat dhe askush nuk e di kur do të jetë e gatshme”.
Përfaqësuesi i OBSH tha se të gjithë flasin për vaksinën sikur të ishte shkopi magjik.