• Today is: Sunday, November 24, 2024

FIGURA E NËNË TEREZËS TASH E TUTJE EDHE ZYRTARISHT BËHET PJESË E HULUMTIMEVE SHKENCORE

fakti
June28/ 2020

Shkup, 28 qershor/ Gazeta FAKTI – Instituti i Trashëgimisë Shpirtëore dhe Kulture muaj më parë ka hapur Departamentin për studimin dhe hulumtimin e figurës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut- Nëna Tereze, duke u bërë kështu institucioni i parë në botë që do të merret me këtë problematikë.
Kjo ide që tash më ka filluar të grumbulloj rreth vetes projekte e studiues të fushave të ndryshme, prej para dy ditësh ka marrrë edhe vulën e zyrtarizimit, duke u përfshi si subjekt juridik në Regjistrin Qendror të RMV.
Fotografia e Emin Azemi

ITSHKSH, përmes Departamentit në fjalë, tash e tutje të gjithë veprimtarinë e vet shkencore do ta zhvillojë edhe me një atribut të fuqishëm që ia jep ligji, duke vendosur kështu për herë të parë profilin e shumanshëm të Nënë Terezes në zuaza të mekanizmave mbrojtës që dalin nga rregullativa ligjore e institucionale.

Ne si institucione dhe si shoqëri civile e kemi për obligim të ruajmë trashëgiminë kulturore e shpirtërore të figurës sublime të Nënë Terezës, e cila për ne shkupjanët mbetet simboli më autentik i një aseti kombëtar , që tash e tutje do të duhej të mbrohej edhe me Ligj. Vetëm në këtë mënyrë mund të patentohet trashëgimia e pasur kulturore e shpirtërore që na e la Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, duke filluar që nga fëmijëria e saj, në kalldrëmin e Shkupit të lashtë e deri në frymën e fundit, në Kalkutën e largët, atje ku ajo mirësinë njerizoi e shndërroi në mision.

Nënë Tereza është simboli më përbashkues i vlerave e aspiratave tona, sepse vet fryma që ajo promovoi në botë ishte një shkollë e tërë ku bota kishte rastin të mësojë mbi tolerancën, mirëkuptimin, paqen, mëshirën, dhembshurinë, humanizmin etj.

Nuk është edhe aq lehtë të bëhesh nxënës i kësaj shkolle, prandaj ne si Institut kemi themeluar një Departament të posaçëm , i pari i këtij lloji në botë, i cili do të merret me studimin dhe kultivimin e shumanshëm të figurës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Terezës, duke ngritur në shkallë institucionale kulturën e mbamendjës kolektive”, tha në fjalën e tij Dr. Skender Asani, drejtor i ITSHKSH, me rastin  e zyrtarizimit të Departamentit për studimin e figurës dhe veprës së Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza, me ç’rast në sheshin qendror të Shkupit, për nder të 40 vjetorit të shpalljes QYTETRAE NDERI e Shkupit të Nënës Tereze, u vendos edhe pllaka përkujtimore në gjuhën e saj amtare.