• Today is: Friday, April 26, 2024

SOVRANITETI, SHIRAKU DHE MANASTIRI -Meditim (në fund) pandemie

fakti
June24/ 2020

A ka gjë më madhështore se sa të jesh në vendin tënd, të ndjehesh i lire dhe sovran, edhe kur je larg ti

Nga Gani BYTYÇI/ Cyrih

Territoret e brendshme (të jashtme)

Cdo ditë e çdo çast, kudo e gjithëkund, nga secili e nga tè gjithë, në çdo foltore e në secilin debat, nga njerëzit tanë të ploitikës, dëgjojmë të flitet e të thuhet, të përsëritet e të stërpërsëritet deri në banalitet fjala sovranitet. Dhe kjo fjalë thuhet, përsëritet e stërpërsëritet deri në bezdi, pikërisht nga që nuk e kemi atë. Këtë e dimë çdonjëri prej nesh. Atëherë, a thua këta pushtetarët tanë, e njohin tamam si duhet fjalën sovranitet si nocion gjuhësor, juridik, kushtetues e kombëtar?! Sovran, i pavarur. i paprekshëm. i pacenueshem. Nëse, në kushtetutën e vendit, Kosova është përcaktuar si vend sovran, atëherë pushtetarët tanë janë të parët që e shkelin kushtetutën duke mos e mbrojtur atë, duke e shkelur sovranitetin e vendit, të cilin janë të detyruar që ta mbrojnë. Sovraniteti i vendit mbrohet, kurdoherë që ai cenohet. Në çfarëdo mënyre qoftë. Nga brenda, nga jashtë, fizikisht e moralisht. Ta kujtojmë Izraelin dhe sovranitetin e tij. E dini si i sulmonte dhe shkatërrronte strehimoret nëpër qytetet palestineze, ngase ato ai i konsideronte rrezik e cenim të sovranitetit të vendit.
Zbog spora oko imovine: Najavljena blokada puta ka manastiru ...
Manastiri i Deçanit

Atëherë,çfarë mund të themi ne për ato lokalitete brenda territorit të Kosovës, ku qeveria jonë nuk është e pranishme ose është mysafire e shkretë, si Brezovica, Graçanica, pjesa veriore e Mitrovicës, Parteshi…Pastaj Gazimestani, me tërë atë ikonografinë agresive, brutale e shoveniste, me pikëpamje e mesazhe krejt mesjetare. Atje nuk ka as flamuj, as mbishkrime shtetërore as simbole të tjera të shtetit. Atje mbahen vetëm simbole të shtetit tjetër. Dhe jo vetëm kaq. Në qendër të kryeqytetit, në një nga zyrat e qeverisë së vendit, një ministër nga komunioteti, nga zyra e tij i kishte hequr (zhdukur) simbolet shtetërore, flamurin, mbishkrimet, Deklaratën e Pavarësisë. Dhe qeveritarët tanë flisinin (pa u skuqur fare) e pa fije turpi për sovranitet! Ata, ose janë të marrë, osa janë aq të paturpshëm, ose janë të sëmurë dhe duhet dërguar (jo në karantinë) por në psikeatri! Mendoj se njerëzit që gënjejnë ditën për diell, pa fije turpi, publikisht, para mijrëa qytetarëve të vendit, në vazhdimësi, kanë probleme të rënda, jo vetëm morale por edhe mentale!

Vizita e Shirakut në Palestinë

Presidenti i Frances, Zhak Shiraku pati vizituar Izraelin. Nga aty, ai kishte vendosur që ta vizitonte edhe Palestinën, pjesën arabe të Jerusalemit. Para se të nisej për vizitë në Palestinë, Shiraku i kishte thënë kryeministrit izraelit se nuk donte sigurim gjatë visitës në Palestinë. Ashtu ishin marrë vesh. Presidenti ishte nisur për vizitë vetëm me shoqëruesit e tij. Mirëpo, Sherbimi Sekret Izraelit nuk i ishte ndarë për asnjë çast Presidentit Shirak. Turma e palestinezëve, të etur për liri dhe të lodhur nga lufta e gjatë me hedhje gurësh, e pritën me shumë entusiazëm, brohoritje e ovacione të gjata Presidentin e Francës.
 Le 22 octobre 1996, Jacques Chirac s’en prend aux services de sécurité israéliens lors de sa visite mouvementée dans la vieille ville de Jérusalem.Më 22 tetor 1996, Zhak Chirac debaton ashpër me shërbimet izraelite të sigurisë gjatë vizitës së tij të jashtëzakonshme në qytetin e vjetër të Jerusalemit. (Foto: SIPA/HENDLER)

 

Qindra mijëra qytetarë kishin mbushur rrugët dhe sheshet. Shiraku e përshkoi gjithë turmën duke e përshëndetur atë dhe duke u dalluar, si shtatlartë që ishte. Por Shërbimi Secret Izraelit, atë nuk e la të qetë për asnjë çast. Ai, disa here reagoi duke ua tërhequr vërjtjen, që ta linin të qetë. Së pari këtë e bëri në mënyrë të qetë e diskrete. Pastaj gjithnjë e më zëshëm, me një anglishte brutale. Po ata bëheshin të shurdhër. Shiraku komunikoi në telefon edhe me vetë kryeministrin izraelit dhe i kërkoi atij që t`i hiqte qafesh sigurimin. Po përcjellësit nuk i ndaheshin dot. Në një çast, Presidenti humbi durimin dhe nisi të çirrej e të uluriste me sa zë që kishte:
-Largohumi! Më lini të qetë! Nuk kam nevojë për sigurinë tuaj. Ky është provokacion! Po, ata edhe më tej bëheshin të shurdhër dhe e mbanin të rrethuar Presidentin. Ai acarohet. Ulërinë e bërtet dhe vazhdon të marshojë bashkë me turmën. Në këtë gjentje tepër të tendosur dhe të acaruar, Presidenti arrin tek një manastir. Atë manastir, dikur moti dikush ia kishte falur Francës. Ai, tashmë prej shumë kohësh ishte pronë e saj. Shiraku, sapo arriti para manastirit, i mbytur në djerë, i acaruar në kulm dhe i shpërfytyruar tërësisht, kthehet me fytyrë nga turma dhe iu drejtohet përcjellësve të sigurimit:
– Largohuni, shporruni, më lini të qetë! Këtu jam në Francën time! KËTU JAM NË FRANCËN TIME e përsëriti disa herë Presidenti!
A ka gjë më madhështore se sa të jesh në vendin tënd, të ndjehesh i lire dhe sovran, edhe kur je larg tij, mendova me vete!
Tek po përcillja këtë ngjarje dhe po dëgjoja këtë fjali, që po e përsëriste presidenti francez, unë assesi ta kuptoja se si ishte e mundur, që në manastirin në Palestinë, Presidenti të ishte në Francën e tij! Më vonë e mora vesh që Manastiri ishte i Francës.
Kjo ngjarje për pak sa nuk qe bërë skandal diplomatik Por kryeministri i Izraelit kërkoi falje për këtë “eksces” dhe kështu u mbyll kjo.grindje (e ashër) diplomatike.

Kujdes pushtetarë! Mos krijoni territore të jashtme përbrenda Vendit!

24 qershor, 2020

 

Fotografia e Gani Bytyçi
Bernard Pyget (skulpturë)