24 Qershori është dita e 175-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 190 ditë
109 – Perandori romak Trajan përuron Aqua Traiana, një kanal ujor nga Liqeni Bracciano, 40 kilometra në veri-perëndim të Romës. Aqua Traiana ishte një nga 11 ujësjellësit me kohë më të gjatë midis vitit 312 pes, kur Roma ndërtoi ujësjellsin e parë dhe vitit 537, kur barbarët rrethuan qytetin dhe thuhet se shkatërruan ujësjellësit jashtë mureve të Romës. Trajan ose Marcus Ulpius Trajanus, ishte perandori i parë jo-italian. Lindur në vitin 53 në Hispania (sot Andaluzi), ai zgjeroi territorin e Romës në kufijtë e saj më të largët. Vdiq më 117, thuhet, nga dëshpërimi kur mësoi se banorët në territoret e pushtuara prej tij, Dacia e Parthia, kishin ngritur krye. Historianët e përfshijnë Trajanin në listën e perandorëve të mirë romakë.
1497 – Eksploruesi John Cabot mbërrin në Amerikën e Veriut në Newfoundland, duke u bërë evropiani i parë që zbret në këto brigje pas vikingëve në shekullin X.
1812 – Ushtria e Napoleonit kalon lumin Neman duke filluar pushtimin e Rusisë. Historianët thonë se arsyeja e pushtimit ishte mungesa e vullnetit të Rusisë për të mbështetur sistemin kontinental që Napoleoni e kishte krijuar për vendosjen e një bllokade mbarë-evropiane ndaj Anglisë – të tjerë thonë se ishte euforia, mania e madhështisë – reflekse të fuqisë së pakontrolluar.
1842 – Lindi Ambrose Bierce, shkrimtar, poet, gazetar, eseist amerikan. Pavarësisht reputacionit si kritik i hidhur, Bierce ishte i njohur për nxitjen e shkrimtarëve të rinj. Stili i tij shpesh përfshin imazhe të errëta, referenca të paqarta në kohë, përshkrime plot nënkuptime, dhe tema të luftës. Në vitin 1913, Bierce udhëtoi në Meksikë për të fituar përvojë të dorës së parë të Revolucionit meksikan. Ndërsa udhëtonte me trupat kryengritëse, ai u zhduk pa lënë gjurmë. “Devil’s Dictionary”, përshkrim sarkastik, tallës, por i vërtetë i fjalëve dhe shprehjeve, është libri i tij më i përhapur.
1846 – Paris, Francë; Adolf Sax regjistron shpikjen e tij. Lindur në një familje belge me tradita në krijimin e intrumenteve frymorë të muzikës, Saks i gjeti të hedhura bazat për zbulimet e ardhshme – më i suksesshmi, Saksofoni.
1880 – “O Kanada”, interpretohet për here të parë në Kongresin kombëtar të franko – kanadezëve; kënga u bë himni i Kanadasë.
“O Kanada! Shtëpia dhe vendlindja jonë!
Vërtetë dashuri atdheu në gjithë bijtë urdhëron.
Me zemra të ndezura të shohim ty që rritesh,
Veri i vërtetë, i forte, i lirë.
Qëndro roje, o Kanada
Ne qëndrojmë roje për ty….”
1916 – Aktorja Mary Pickford bëhet ylli i parë femër që nënshkruan kontratë milionë dollarëshe në Hollywood. Lindur në Toronto, Kanada më 1892, e pagëzuar si Gladys Mary Smith, ajo u bë aktore, regjisore dhe skenariste e njohur me emrin ‘e dashura e Amerikës’ në periudhën e filmit pa zë. Vdiq më 1979, në Santa Monika, Kaliforni.
1939 – Sekretari amerikan i shtetit Kordell Hull thërret ministrin shqiptar Faik Konica për ta informuar se misionii tij në Ushington kishte marrë fund pas vendimit të qeverisë kukull italiane të Tiranës për të mbyllur legatat dhe konsullatat shqiptare jashtë vendit.
2004 – Në shtetin Nju Jork, dënimi me vdekje shpallet jokushtetues.
Lindje
- 1911 – Ernesto Sabato – shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe
- 1937 – Renzo Arbore – muzikant, këngëtar, dhe aktor italian
- 1930 – Claude Chabrol, regjisor francez
- 1942 – Arthur Brown, këngëtar amerikan
- 1987 – Lionel Messi, futbollist argjentinas
- 1992 – David Alaba, futbollist austriak
Vdekje
- 1908 – Grover Cleveland, politikan dhe kryetar amerikan
- 1996 – Beqir Musliu, Shkrimtar
- 2010 – Sadri Ahmeti, Piktor akuarelist, poet shqiptar
- 2013 – Emilio Colombo, politikan italian (l. 1920)