• Today is: Tuesday, July 14, 2020

FAZ: Serbia po kërkon tri shpërblime

fakti
June23/ 2020

FAZ: Serbia po kërkon tri shpërblime – hyrje në BE, një copë të territorit të Kosovës dhe një pjesë të territorit të Bosnjës

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” lidhur me zgjedhjet në Serbi shkruan se disa në Perëndim e konsiderojnë Aleksandar Vuçiqin si garanci se Serbia do të pranojë Kosovën dhe kështu do të kontribuojë në zgjidhjen e njërit prej konflikteve më të rëndësishme të rajonit. Kjo dëshirë me gjasë është bërë më realiste me zgjedhjet parlamentare. Fundja partia e Vuçiqit tani mund ta ndryshojë preambulën e Kushtetutës, e cila e pengon pranimin e Kosovës, pa i marrë parasysh kërkesat e partnerëve. Por kush beson se kjo vërtet do të ndodhë, mund të mbetet i mashtruar. Vuçiqi e ka bërë të qartë se nuk i mjafton anëtarësimi në BE në shkëmbim të njohjes së Kosovës. Beogradi dëshiron diçka më shumë – me gjasë para së gjithash kompensime territoriale në veri të Kosovës dhe në Bosnjë, ndonëse për këtë nuk flitet hapur.