• Today is: Monday, November 25, 2024

Dronët amerikanë bombardojnë shpellat e ISIS

fakti
June23/ 2020

Ushtria amerikane njofton se në ditët e fundit ka sulmuar me avionë pa pilotë 4 baza të ISIS në Irak ku si pasojë janë vrarë 9 xhihadistët të grupimit ekstremist që ishin në kërkim prej kohësh për aktet e tyre të dhunshme.

Objektivi i këtij sulmi ishte shkatërrimi i disa bazave të ISIS që ndodheshin në zonat rurale të Irakut, madje dhe shpella, brenda së cilave fshihen xhihadistët.

ISIS e humbi kontrollin e territorit në Irak në mars të vitit 2019 dhe që nga ajo kohë shumë luftëtarë besnikë fshihen në zonën kufitare më Sirinë, nga ku organizojnë dhe sulme.