• Today is: Monday, November 25, 2024

DELEGACIONI I KOSOVËS ME AVIONIN E PACOLLIT SHKON NË WASHINGTON

fakti
June23/ 2020

Për shkak të pandemisë COVID-19, tash e disa ditë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, nuk janë duke u realizuar fluturimet, e kjo ka bërë që kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ta jap avionin e tij në shërbim të delegacionit të Kosovës, që pritet të niset për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, brenda pak ditësh.

Kështu ka bërë të ditur, Naim Murseli, këshilltar politik i Behgjet Pacollit.
“Kur shtetit i mungojnë avionët e saj, ne kemi një njeri të fortë që zgjidh atë shqetësim. Behgjet Pacolli, gjithmonë në shërbim të atdheut. Destinacioni i radhës: Washington DC”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, me ftesën e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, pala kosovare dhe ajo serbe do të zhvillojnë një takim në Shtëpinë e Bardhë në Washington më 27 qershor 2020. /Telegrafi/