• Today is: Tuesday, April 16, 2024

Maqedonia e Veriut del nga gjendja e jashtëzakonshme, nisin përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

fakti
June22/ 2020

Nga sot, Maqedonia e Veriut del nga gjendja e jashtëzakonshme 8-ditore që shpalli presidenti Stevo Pendarovski me qëllim përgatitjen për organizim të zgjedhjeve parlamentare më 15 korrik, ku do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

Shkup, 22 qershor Kjo gjendje e jashtëzakonshme u shpall më 15 qershor, pas marrëveshjes mes liderëve të partisë në pushtet, LSDM Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së opozitare Hristian Mickoski.
Kjo masë u mor me arsyetimin për zbatim të masave për mbrojtje të shëndetit publik gjatë procesit zgjedhor, ndërsa fushata zgjedhore nis zyrtarisht të mërkurën, më 24 qershor.
Për shkak të pandemisë për të siguruar shëndetin e qytetarëve, këtë herë partitë parashikojnë një fushatë pa tubime të mëdha, organizimet tradicionale, por duke shfrytëzuar më së shumti rrjetet
sociale.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.
Votimi do të zhvillohet për tri ditëve, konkretisht:
Më 13 korrik do të votojnë personat të cilët janë në karantinë shtëpiake që kanë rezultuar pozitivë
Më 14 korrik do të votojnë personat e pamundur dhe të sëmurë.
Në ditën e fundit, më 15 korrik, vendvotimet do të hapen në orën 7:00, ndërsa procesi do të zgjasë
deri në orën 21:00, dy orë më shumë se zakonisht.