• Today is: Friday, March 29, 2024

Pishpirikët e rrëzuen Vjosa Osmanin, doli intriga shtetërore

fakti
June21/ 2020

Vjosën e zhveshën nga postet partiake. Hashim Th. ia bëri kulaçin, Isa M. i ra daires. Ajo, megjithatë është kryetare e Kuvendit të Kosovës. Nga ky post s’mund ta rrëzon as tanku gjerman. Rivalët e saj politikë mund ta bëjnë karrambollin. Por një gjë duhet ta kenë të qartë: Postin e të parit të Kuvendit e propozon LVV-ja. Kjo është logjika juridike – kushtetuese. Nëse edhe kandidatët e kësaj partie digjen, timonin e ka në dorë Arbërie Nagavci – e partisë së Albin Kurtit. Vjosës nuk i ka mbetur tjetër, pos të formon një parti të re dhe t’i batis rivalët e saj politikë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga Agim Muhaxheri/ Kaçanik

Ajo çfarë ndodhi me politikanen Vjosa Osmanin, përjashtimi i saj nga postet partiake në LDK, s’është gjë tjetër pos një bixhoz politik – i veshur me intrigën shtetëtore.
Kulaçin asaj ia bëri dirigjenti Hashim Th., ndërsa Isa M. i ra daires.
Pishpirikët kishin pikësynim largimin e saj nga skena politike në mënyrë që këta të kërcejnë pa done në tempullin e demokracisë.
Se Hashimi – “unifikuesi” është dirigjenti, këtë e ka kofirmuar kur i bëri trysni deputetit të Nismës, Haxhi pishmanit – të jep votën për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Këtij synimi ia arriti. Ky dhe banda e tij rrëzuan Kryeministrin Albin Kurtin.
E kishte radhën Vjosa…
Pse Vjosa ?
Kjo politikane parimore, që ka unin e saj, gruaja më e votuar në Kosovë, ia turbulloi ujin jo vetëm Isa M., por edhe Hashim Th.
Andaj, me çdo kusht – ajo duhet të gozhdohet.
Rrëzimi i saj nga postet partiake, ndodhi një javë para takimit me palën serbe në Washington.
Vjosa Osmani është kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Atë s’mund ta rrëzon as tanku gjerman. Nga ky post ajo s’mund të rrëzohet nga Isa M. dhe kompania e tij. Ajo mund të rrëzohet nga posti i kryekuvendares vetëm me 2/3 e votave të deputetëve.
Kushtetuta e jonë është e qartë. Në nenin 67, paragrafi 5 thuhet: “Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit shkarkohen me votën e shumicës prej dy të tretave (2/3) të numrit të përgjithshëm të deputetëve”.
Një gjë dihet. Më 6 tetor 2019, partia e parë që i fitoi zgjedhjet doli LVV-ja. Deputetët e kësaj partie, konkretisht Arbërie Nagavci e propozoi Vjosën për kryekuvendare. Dhe Vjosa u zgjodhë në këtë post me shumicën e votave…
Vjosa Osmani dhe LDK-ja po i ofrojnë Kosovës ndryshimin e madh ...
Shih në këtë kontekst dispozita kushtetuese, paragrafi 2 i nenit 67 thotë: “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar…”.
Vjosën e mbron edhe neni 70 (Mandati i deputetëve). Në paragrafin 3 të këtij neni sqarohet se kur deputetit i mbaron mandati. Aty përmendet edhe një nga kushtet, nëse ai (deputeti) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim.
Së këtejmi, grupi më i madh parlamentar ishte LVV-ja.
Sërish mund të ndodhë karambolli, bixhozi politik, me çdo kusht të rrëzohet Vjosa nga posti i kryekuvendares. Në vend të saj s’mund të vijë ndokush nga radhët e deputetëve të LDK-së apo i ndonjë partie tjetër.
Ka rregulla. Sërish grupi më i madh parlamentar – LVV-ja del në skenë. Ajo mund t’i propozoj të vetët në postin e kryekuvendarit…
Banda mund t’i rrëzoj edhe kandidatët e LVV-së. Por timoni i Kuvendit mbetet në duart e nënkryetares së parë Arbërie Nagavcit (LVV). Nënkryetarët tjerë, sipas çelësit partiak, s’mund t’i prijnë Kuvendit.
Kjo është logjika juridike, kushtetuese.
Demokracia është matematikë, si një e një që bëjnë dy.
Ajo është edhe procedurë. Nuk i përmbahesh procedurës, ngulesh, e humb të drejtën.
Vjosa ka mbetur vetëm anëtare e thjeshtë e LDK-së.
Karta e saj e vetme është të formon parti të re dhe t’i batis rivalët e saj politikë në zgjedhjet e ardhshme.

21 qershor, 2020