• Today is: Friday, April 26, 2024

Lajçak tregon pozicionin e vet dhe të BE-së karshi Kosovës

fakti
June18/ 2020

“Sllovakia ka votuar kundër kërkesës së Kosovës për t’iu bashkuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, për shkak se Prishtina dhe Beogradi duhet të bien dakord për propozime të tilla me marrëveshje të përbashkëta”.

Kjo ishte deklarata e ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, të cilën e ka dhënë në nëntor të vitit 2015, menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, ku kërkesa e Prishtinës zyrtare për t’u bërë anëtare e kësaj organizate nuk mori miratimin e shteteve që që duheshin.

Për këtë presidenti Hashim Thaçi kishte kritkuar Lajçakun me t’u zgjedhur në këtë post.

“Unë vetë jam dëshmitar sepse në UNECSO kemi humbur për dy vota, Lajçkan në fund e ka mbyllë telefonin dhe ka votuar kundër Kosovës.

Por, sot kur Lajçak po qëndron në Prishtinë pati një përgjigje për të parin e Kosovës rreth votës së tij kundër Kosovës në UNESCO, raportion Telegrafi.

“Ne ishim shumë të qartë me Thaçin lidhur me këtë. Nuk mendoj që duhet të elaborojmë. Ai e di saktësisht cila është storia, unë e di se cila është storia”.

Thaçi në Rubikon të Klan Kosovës, kishte thënë se nuk beson që Lajçak mund t’ia sjellë njohjen e Serbisë Kosovës. Madje, ai kishte thënë se shkon në dialogun e kryesuar nga SHBA, ndërsa atë të lehtësuar nga BE ia lë Qeverisë Hoti.

“Lajçak s’e ka atë mbështetje për të lëvizuar përpara procesin për njohje reciproke. Ai duhet të dijë se vjen në Kosovë në një vend të pavarur dhe sovran dhe jo në një vend me rezolutën 1224. Duhet të punojmë ngushtë me SHBA-në dhe BE-në sepse destinacioni i ynë i vetëm është BE, por kjo duhet të jetë korrekte me Kosovën”, kishte thënë Thaçi.

Lajçak: Askush përveç BE-së nuk mund të ofroj të ardhme evropiane për kosovarët

Miroslav Lajçak gjatë konferencës për medie në Prishtinë duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga gazetarja e Telegrafit, tha se është i vetmi Bashkimi Evropian ai që ofron të ardhme evropiane për kosovarët dhe se askush përveç vet kosovarëve nuk mund ta lë anash BE-në, raporton Telegrafi.

“Bashkimi Evropian nuk mund të lihet anash, dhe askush nuk mund ta lë anash Bashkimin Evropian sepse po ofron të ardhme evropiane, dhe askush tjetër përveç Bashkimit Evropian nuk mund të ofrojë të ardhme evropiane, vetëm nëse vet ju doni ta leni anash të ardhmen evropiane dhe nuk doni të bëheni pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Lajçak.

Lajçak tha se 27 vendet anëtare dërguan një sinjal të fuqishëm në angazhim më Kosovën dhe rajonin dhe se ai është i gatshëm të veproj pa vonesa dhe t’ia mundësoj palëve të punojnë në një marrëveshje gjithëpërfshirës e cila do të zgjidh të gjitha çështjet e pazgjidhura si për rajonin dhe vendet anëtare të BE-së.

“Me lejoni të theksoj edhe një gjë: Kosova është pjesë e Evropës, problemet tuaja janë edhe problemet tona, sukseset tuaja është suksesi ynë dhe e ardhmja juaj është evropiane dhe rruga e Kosovës drejt Bashkimit Evropian shkon përmes këtij dialogu dhe kjo është theksuar në mënyrë eksplicite në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara të vitit 2010 dhe në të gjitha konkluzionet e Këshillit Evropian. Dua që Kosova të ec përpara në këtë rrugë, e kjo nuk mund të bëhet me askënd tjetër përveç me Bashkimin Evropian”, tha Lajçak.

Lajçak: Kryeministri i Kosovës do të udhëheqë negociatat me Serbinë

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë konferencës për medie në Prishtinë në fund të vizitës së tij të parë në vendin tonë, tha se dialogu me Serbinë, nga pala kosovare do të udhëhiqet nga kryeministri i vendit.

Lajçak tha se ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, dhe të dy ata i ka informuar për proceset dhe planet në lidhje me rifillimin e dialogut.

“I informova për planet dhe procesin që i kemi para nesh edhe kryeministrin edhe presidentit, nuk iu dhanë kurrfarë ftese por i diskutuam dhe do të dërgojmë ftesën pas vizitës sime në Beograd. Do ta shihni, unë nuk jam këtu për të zgjedhur partnerët. Unë e respektoj faktin se Qeveria është duke e udhëhequr negociatat dhe kryeministri është ai që do të udhëheqë negociatat dhe këtë e kemi diskutuar me kryeministrin. Nuk dua të bëj shpallje apo ndonjë datë, para se ta përfundojë vizitën në Beograd”, tha Lajçak.

Ai tha se është i gatshëm e i përkushtuar të rifillohet dialogu pa vonesa, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës e Serbisë.

“Kam theksuar se Kosova duhet të jetë e bashkuar në dialog dhe dialogu duhet të vendoset mbi politikën, ashtu siç duhet të vendoset edhe integrimi evropian mbi politikën”, tha Lajçak.

Ai u shpreh i lumtur që dialogu i lehtësuar nga BE-ja është prioritet për Qeverinë e Kosovës, dhe tha se pret që dialogu do të rifillojë së shpejti, ku paralajmëroi një takim javën e ardhshme me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.