Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se sot do të hapen të gjitha vendkalimet kufitare, por që do të zbatohen disa rregulla për parandalimin e coronavirusit. Qeveria solli edhe protokolle për funksionimin e objekteve hotelierike, që fillon të zbatohet prej të hënës 22 qershor
Sipas vendimit të marrë nga qeveria, personat që do hyjnë brenda Maqedonisë së Veriut të dorëzohet PCR test që është bërë brenda 72 orëve.
Në njoftimin e Qeverisë, thuhet se personat që nuk do të paraqesin testin e COVID-19 do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë 14 ditore, edhe nëse ata janë shtetas maqedonas.
Po ashtu, mbetet mundësia që qytetarët që janë në karantinë shtetërore dhe që duan të testohen me test PCR, do t’u mundësohet në afat sa më të shkurtër nga ana e autoriteteve kompetente.
Prej disa ditësh me radhë Maqedonia e Veriut është përballur me numër të lartë të prekurish nga COVID-19 dhe viktimash. Deri tani 201 persona kanë humbur jetën nga virusi në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria solli edhe protokolle për funksionimin e objekteve hotelierike (për fjetje dhe objekte të tjera hotelierike për fjetje), që fillon të zbatohet prej të hënës 22 qershor.
Ndërsa protokolli i rregullon procedurat për objektet hotelerike, pastaj rekomandimet dhe masat për pranim të mysafirëve, procedurat e restoranteve, përdorimin e toaletëve, si dhe rekomandimet për mysafirët dhe për veprim gjatë paraqitjes së ndonjë rasti me simptoma të COVID-19./ Gazeta FAKTI