Agim MUHAXHERI
Gazetari e publicisti, Llukman Halili varroset në Cyrih të Zvicres, të martën.
Varrimi i tij u bë në varrezat e Friedhof Zürich – Witkon, rreth orës 14:00.
Llukmani ndërroi jetë para tri ditësh (13 qershor).
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë gruaja e tij Lumja dhe fëmijët Doresa, Daorsi dhe Arta.
Ishin të pranishëm edhe gazetarët zviceranë dhe bashkëvendasit e tij nga Tërnoci i Bujanocit.
Lluki, siç e thërisnin, mbahet në mend si gazetar i guximshëm e trim në TVP dhe Radio Zagreb. Ky ia tundi themelet Jugosllavisë. Ia nxori partallet regjimit të Slobodan Milosheviqit, në vitet e ‘90-ta, në kohën e stuhisë së madhe.
Iu dha zemër kolegëve të tij se si të mbrohet Atdheu, Kosova.
Lluki, studenti i Zagrebit, la gjurmë edhe si profesor në Universitetin e Varshavës – Poloni.
Lluka i Tërnocit të Bujanocit, la gjurmë në shiritat e celoluidit në TVP, Radio Zagreb….
Doktoroi në Shkencat Humanitare të Universitetit të Zares – Kroaci.
Ai ishte pika e djalit.
Kam kujtime të këndshme me të.
Lamtumirë, mik !
I ndrittë shpirti !
Prehu në paqe, Llukman Halili, maestro i gazetarisë !