• Today is: Monday, November 25, 2024

“O Millosh, ore pis, ne nuk jemi terroristë !”

fakti
June12/ 2020

Si reporter i lirë kam ndjekur marshimin e trupave të NATO-s nga Shkupi, drejt Kosovës, më 12 qershor 1999. Lumi i madh i njerëzvr i brohoritën paqeruajtësve. Ndërkaq, “makedoncat”, serbët – shprehën tërbimin e tyre me ngritjen e tre gishtërinjve. Për marrshimin e paqeruajtësve kam lënë gjurmë në Gazetën FAKTI të  Emin Azemit. Sigmund Freud në librin e tij “Psikopatologjia e jetës së përditshme” (1904) ka shprehur averzionin ndaj serbëve, të cilët i ka quajtur të paturpshëm (“drskih Srba”).

 

Nga Agim MUAHXHERI

Marrshimin e trupave të KFOR-it nga Shkupi drejt Kosovës, më 12 qershor 1999, e kam ndjekur si reporter i lirë.
Kam raportuar për gazetën “Fakti” të Shkupit.
Çdo parakalim, pra edhe ai i mbrëmjes së 13 qershorit u shënua në mënyrë spektakulare. Me mijëra qytetarë nga Kosova, nga Shkupi, Tetova, Gostivari, Dibra, Struga… kishin dalur që t’i përshëndesin paqeruejtësit e NATO-s.
Lumi i madh i njerëzve vërehej që nga ura e Bit Pazarit e deri te kazerma e ARM-së.
Shumë të rinj shqiptarë mbanin fanelat me mbishkrimet NATO, UÇK, ca të tjerë kishin ngjyrosur fytyrat me ngjyrë kuq e zi. Një kolorit i këtillë i jepte pamje të bukur qytetit të Shkupit, në të cilin këto ditë po bënë vapë e madhe tropikale…
Në një pjesë të qytetit nga një grumbull i fëmijëve u dëgjuan zërat:
“O Millosh, ore pis, ne nuk jemi terroristë !”.
Një pakicë – maqedonas, serbë shprehnin tërbimin e tyre, ngrisnin tre gishtëtinj, shkaktonin incidente…
Ky ishte përshkrimi im në reportazhin me titull “Shqiptarët i brohoritën NATO-s dhe UÇK-së”, i publikuar në “Fakti”, gazetën e Emin Azemit, më 16 qershor 1999.
Se serbët janë të paturpshëm, kjo thuhet në librin e Sigmund Freud-it “Psikopatologjia e jetës së përditshme” (1904). Në parathënien e tij, dr. Hugo Klajn, kur flet për kompleksin e Hanibalit shkruan:
“Të kujtojmë zgjimin e tij të sërishëm, kur 58 vjeçari Freud i entuziazmuar u përcaktua për marrshimin e Austro – Hungarisë kundër ‘serbëve të paturpshëm’ (“drskih Srba”).
Në njëren foto shihet kaçanikasi Shaban Bela, i cili në Han të Elezit hipë mbi tankun e paqeruajtësve. Këtë skenë e publikoi sot “S’je kaçanikli, nëse…”.
Në dy fotot shihen “Apachet” duke fluturuar ulët përgjatë magjistralit, te Ura e Kashanit, afër Kaçanikut.
Ndërkaq, në foton tjetër shihet paqeruajtësi me snajperkë duke vëzhguar gjendjen, aty te Guri i Shpumë, nja dy kilometra afër Kaçanikut.
Ky ishte fundi i horrave…
Krijesave kriminogjene.
Fundi i tregishtërinjve !

Kaçanik,
12 qershor, 2020

Fotografia e Agim Muhaxheri