• Today is: Monday, November 25, 2024

Kur është puna për 100 euro, shqiptarët e “pushtojnë” Graçanicën për ndihmën nga Serbia

fakti
June12/ 2020

Kur është puna për 100 euro, atëherë gjithçka mundet. Numër i madh shqiptarësh kanë shkuar në Graçanicë për të marrë ndihmën nga Serbia, shkruan “Blici” i Beogradit sipas “Kosovo online”, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi, para degës së “Komercijalna banka” (Banka Komerciale) në Graçanicë, gjatë disa ditëve të fundit vazhdojnë rreshtat e gjatë, ndërsa shkak për tollovi, sipas portalit në gjuhën serbe “Kosovo online”, është numri i madh i klinetëve shqiptarë, para së gjithash nga Presheva e Bujanovci, të cilët kishin ardhur për të tërhequr ndihmën në të holla prej 100 eurosh, të cilëve ua paguan Qeveria e Serbisë./ Gazeta FAKTI

https://www.blic.rs/vesti/drustvo/kad-je-u-pitanju-100-evra-onda-sve-moze-ogroman-broj-albanaca-stigao-u-gracanicu-da/qdxjf1j