• Today is: Tuesday, May 7, 2024

MAQEDONI, RREGULLA TË REJA TË NDALIM-QARKULLIMIT

EA
April07/ 2020

Shkup, 7 prill/Gazeta FAKTI – Qeveria në seancën doli me disa vendime të posaçme që ndërlidhen me disa rregulla që bëjnë përjashtim gjatë ndalim qarkullimit të detyrueshëm të qytetarëve. Ndër këto vendime bën pjesë edhe lejimi i të gjithë qytetarët që jetojnë në apartamente munden t’i shëtisin kafshët shtëpiake (qenë), nga e hëna deri të premten, në mbrëmje në kohëzgjatja prej 30 minutash, duke filluar nga ora 20:00 deri në 20:30, dhe të shtunave dhe të dielave, në mëngjes nga 8:00 – 8:30, pasdite nga 15:00 deri në 15:30 dhe në mbrëmje orë nga 20:00 deri në 20:30, në largësi deri në 100 metra nga ndërtesa në të cilën ata jetojnë.

Në të njëjtën kohë, qytetarët duhet të mbajnë distancën e kërkuar nga personat e tjerë në minimum dhe jo të grupohen.

Sipas këtij vendimi, Qeveria udhëzoi të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike në pronësi të shtetit, shoqëritë aksionare, agjensitë, fondet, zyrat, institutet, administratat dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjet publike dhe personat e tjerë juridikë nga njësitë e vetëqeverisjes vendore në zonën e qytetit të Shkupit, për punonjësit që punojnë në këto institucione dhe kompani, që jetojnë jashtë zonës së qytetit të Shkupit t{u lejohet nga punëdhënësi  të punojnë nga shtëpia.

Qeveria obligoi  Ministrinë e Shëndetësisë që menjëherë të përgatisë një plan për punën dhe organizimin e të gjitha institucioneve publike dhe private të kujdesit shëndetësor, si dhe farmacitë në komunat në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Në përputhje me këtë vendim, Qeveria udhëzoi Shtabet Komunal të Krizave që të përcaktojë operatorët ekonomikë dhe tregjet që të sigurohen vetëm sendet ushqimore më të nevojshme, në përputhje me kërkesat parësore të qytetarëve gjatë ndalimit të lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së  Veriute. të cilët janë regjistruar për t’u furnizuar me ushqim përmes porosive në internet.
Për këtë qëllim, Shtabet  Komunale të Krizave janë ngarkuar, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, të angazhojë lëvizjen e vullnetarëve që do të dërgojnë ushqimet më të domosdoshme në shtëpitë e qytetarëve.

Operatorët ekonomikë që kanë pajisje prodhuese duhet të rregullojnë orarin e tyre të punës në përputhje me ndalim-qarkullimin  në territorin e Republikës së Maqedonisë së  Veriut, me qëllim të organizimit pa probleme procesin e punës.
Për të gjitha vendimet, konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara më parë të Qeverisë, përjashtime nga këto masa bëjnë  punonjësit e Ministrisë së Brendshme, anëtarët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Mbrojtjes, ARM-së, njësitet territoriale zjarrfikës, Administrata Doganore, fermerët që punojnë dhe lëvizin në zonat rurale dhe ata që kultivojnë perime të hershme si dhe prodhuesit e qumështit.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>