• Today is: Friday, April 26, 2024

FUQIA E LIDHJES SË PRIZRENIT

fakti
June10/ 2020

Lidhjen e shoi Porta kur angazhoi dhjetëra mijëra ushtarë së bashku me flotën e Fuqive të Mëdha. Por, Lidhja nuk ra pa luftuar. Ajo u shua vetëm përkohësisht kurse ideja e saj jeton ende.
Sot ne i kemi dy qeveri por asnjëra nuk guxon ta kundërshtoj asnjë qeveri të ndonjë vendi tjetër edhe nëse i cenohen interesat jetike kombëtare.


Nga Dr. Daut DAUTI/ Londër

Lidhja e Prizrenit ka qenë qeveria më e fuqishme që kanë pasur shqiptarët në historinë e tye. Për shkak se e lindi idenë për autonomi dhe pavarësi dhe për shkak se i mbrojti interesat kombëtare, Lidhjes i është dashur të konfrontohet jo vetëm më Portën por edhe më Fuqitë e Mëdha dhe me të gjitha qeveritë e botës së atëhershme. Organizoi ushtri të fuqishme, i mbrojti kufijt me sukses kurse armikun e frikësoi seriozisht. Ka luftuar vetë, kundër të gjithëve. U udhëhoq nga njerëz kompetent që e sakrifikuan, karrierën, pasurinë dhe jetën.

Lidhjen e shoi Porta kur angazhoi dhjetëra mijëra ushtarë së bashku me flotën e Fuqive të Mëdha. Por, Lidhja nuk ra pa luftuar. Ajo u shua vetëm përkohësisht kurse ideja e saj jeton ende.

Sot ne i kemi dy qeveri por asnjëra nuk guxon ta kundërshtoj asnjë qeveri të ndonjë vendi tjetër edhe nëse i cenohen interesat jetike kombëtare.

Ky është dallimi.

10 qershor , 2020