• Today is: Monday, November 25, 2024

QEVERIA KËRKON TË MONITOROHEN DHE KONTROLLOHEN ZONAT KRITIKE

fakti
June09/ 2020

Propozimi për vendosje të masave rrigoroze sërish do të shqyrtohet në Komisionin për Sëmundje Infektive, por tani për tani nuk do të ketë orë policore. Qeveria kërkoi të vendosen kontrolle të përforcuara dhe monitoring në rajonet e Shkupit, Kumanovës dhe Shtipit

Shkup, 9 qershor/ Gazeta FAKTI – Qeveria në seancën e sotme të 63-të në lidhje me parandalimin e futjes dhe përhapjes së koronavirusit Kovid-19 dha konkluzion të vendosen kontrolle të përforcuara dhe monitoring në rajonet e targetuara në qytetin e Shkupit dhe komunat në qytetin e Shkupit, pastaj në komunat e rrethinës së Shkupit, në Haraçinë, Studeniçan, Ilinden, Petrovec dhe Zelenikovë, si dhe në komunat Kumanovë, Likovë, Shtip dhe Karbinc, Tetovë dhe komunat e Tetovës, në Bogovinjë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë, Jegunovce, ku është regjistruar numër më i madh i qytetarëve të sapoinfektuar, raporton MIA.
Sipas këtij konkluzioni, propozimi për vendosje të masave rrigoroze sërish do të shqyrtohet në Komisionin për Sëmundje Infektive, kumtoi shërbimi për informim i Qeverisë.
Në këtë punë, Qeveria i obligoi MPB-në, Këshillin Inskeptues dhe Policinë Financiare të përgatisin plane të veçanta aksionare për kontroll dhe parandalim të shmangies së masave për mbrojtje, si dhe sanksionim të çdo mosrespektimi të masave të vendosura.
Në lidhje me këtë pikë Qeveria përfundoi që Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në çdo vendim për izolim që do të miratohet të qëndrojë se është i obligueshëm instalimi i aplikacionit StopKorona për shkak të kontrollit me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Çdo shkelje e dispozitave të vendimit për izolim do të sanksionohet me karantinë
shtetërore”, qëndron në kumtesë.