Gjendja e jashtëzakonshme skadon të shtunën, më 14 qershor. Nëse nuk vazhdohet, i bie që zgjedhjet e parakoshme parlamentare të mbahen më 5 korrik, ndërkohë që problem shtesë paraqet shtimi i rasteve të infektuara. Mbi këto dhe probleme të tjera të ndërlidhura me Kovid-19, Qeveria do të vendos në ditët në vijim. Nga të dhënat e Instituti i Shëndetit Publik, të publikuara dje, rezulton që nga 702 testimet e kryera, janë regjistruar 127 raste të reja, prej tre kanë vdekur dhe shtatë janë shëruar
Shkup, 9 qershor/Gazeta FAKTI – Masa për parandalim të shpejt dhe me efikasitet të përhapjes së koronavirusit në vend, sipas treguesve të terren duhet sot në seancë të miratojë Qeveria, sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive.
Në vend ka ende një numër të madh njerëzish të infektuar me Kovid-19. Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, të publikuara dje, nga 702 testimet e kryera, janë regjistruar 127 raste të reja, tre kanë vdekur dhe shtatë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vend është 3.152, janë shëruar 1.653 pacientë, ka 1.343 raste aktive, ndërsa 156 persona kanë vdekur.
Numri më i madh i të sëmurëve 1.332 pacientë janë diagnostikuar në Shkup, ndërsa numri i rasteve aktive është 720, pasuar nga Kumanova me 556 raste të diagnostikuara dhe 139 aktive, Tetova me 291 të diagnostikuara dhe 127 raste aktive, Prilepi me 218 të diagnostikuar dhe 27 raste aktive, Shtipi me 207 të diagnostikuar dhe 169 raste aktive …
Përfshirë me të dhënat e djeshme raste aktive në Shkup dhe rrethinë ka në: Çair – 168, Qendër – 64, Butel – 63, Gazi Babë- 58, Aerodrom – 57, Saraj – 55, Karposh – 45, Kisela Vodë – 35, Haraçinë – 23 , Studeniçanë- 19, Ilinden – 18, Gjorçe Petrov – 18, Shuto Orizarë – 17, Petrovec – 6, Çucer Sandevë – 3, Sopishtë- 2 dhe dy shtetas të huaj.
Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, mosrespektimi i masave të mbrojtjes e solli këtë valë të dytë të koronavirusit në vend. Ai theksoi se analiza e grupimeve tregoi se pothuajse të gjitha rastet e reja janë të lidhura me ndonjë formë të mbledhjes ose festimit midis periudhës 23, 24 dhe 25 maj, ose saktësisht dy javë më parë, siç tregohet nga një analizë e hollësishme në pyetësorët epidemiologjikë “Ky kulm është rezultat i kësaj. Mosrespektimi i masave na çoi në këtë valë të re. Analiza gjatë shtatë ditëve të fundit tregoi se ne kemi arritur t’i mbajmë pikat e nxehta brenda njësive territoriale, gjegjësisht që nuk ka përhapje domethënëse jashtë tyre. Një nga dilemat që është shfaqur është përhapja në
komunat e tjera në Shkup jashtë krizave fillestare – Çair, Saraj, Gazi Babë dhe Butel dhe kjo pritet, sepse Shkupi funksionon si një tërësi dhe shumë nga këto raste të reja në komunat e tjera janë gjithashtu rezultat i tubimeve familjare nga e njëjta periudhë”, tha Filipçe.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat, pranë institucioneve kompetente për kontroll në zbatimin e masave, sepse çdo shkelje duhet të zbulohet dhe sanksionohet.
“Virusi është këtu, se ai mbetet, që ne duhet të mësojmë të jetojmë me të. Në fakt, e gjithë bota vazhdon të jetojë me virusin, dhe këto masa parandaluese janë praktikisht universale dhe bazohen në të njëjtat parime – mbajtja e maskës, ruajtja e distancës fizike, higjiena, dezinfektimi dhe masat e tjera dhe format e tjera të masave nuk janë praktikisht askund në asnjë vend tjetër në botë. Vetëm duke iu përmbajtur këtyre parimeve, ne mund t’i japim fund
epidemisë. Disiplina e qytetarëve, përgjegjësia personale, kolektive së shpejti do të na rikthejë në normalizimin e jetës sonë”, shtoi Filipçe.