Data e ugjedhjeva vareT nga heqja e gjendjes së jashtëzakonshme, kurse gjendja e jashtëzakonshme do të varet nga kriza shëndetësore, për të cilën askush nuk e di saktësish sa do të zgjasë
Shkup, 9 qershor/ Gazeta FAKTI – Gjendja e jashtëzakonshme, e katërta me radhë, skadon të shtunën më 14 qershor. Nëse Qeveria do të kërkojë vazhdim, duhet të dihet deri të premten. Nga kjo varet nëse gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdohet apo jo, si dhe nga zhvillimi i përhapjes së koronavirusit, sipas zëvendëskryeministrit, Bujar Osmanit, do të varet edhe data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, raporton agjensia shtetërore e lajmeve MIA.
Deri të premten do të dihet qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme, i cili së bashku me mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse për gjendjen me pandeminë do të jenë vendimtarë për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, deklaroi dje zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bujar Osmani.
Ai përsëriti se qëndrimi i BDI-së bazohet në dy parime themelore, ata janë konstantë. Parimi i parë është se shëndeti i qytetarëve është para cilit do proces tjetër shoqëror dhe i dyti se konsensusi është i rëndësishëm për mbajtjen e zgjedhjeve.
“I ndjekim në baza ditore rrjedhat epidemiologjike. Qëndrimi im është se duhet të presim deri të premten, kur përfundon gjendja e jashtëzakonshme, në mënyrë që të bëjmë analizë të trendeve, ta shohim mendimin e Komisionit dhe në bazë të asaj ta sjellim vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme. Gjendja e jashtëzakonshme do të ndikojë drejtpërdrejtë në zgjedhje. Kështu që do të presim deri të premten se çfarë do të jetë qëndrimi i Qeverisë për gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Osmani në pyetjen e gazetarëve nëse mbetet 5 korriku
datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Për VMRO-DPMNE-në zgjedhjet në këtë moment janë në plan të dytë. Me rëndësi është, thonë nga partia, shteti të përkushtohet dhe ta tejkalojë krizën me koronavirusin, e cila, siç cekin, po eskalon në përmasa enorme dhe në këtë moment zgjedhjet duhet të jenë në plan të dytë.
Anëtarja e KZ të VMRO-DPMNE-së, Ivanka Vasilevska theksoi se tani për tani nuk ka iniciativë për takim të ri liderësh tek presidenti Stevo Pendarovski lidhur Qëndrimi i LSDM-së është se janë për zgjedhje më 5 korrik, me qëllim që shteti të fitojë institucione funksionale, e me atë e edhe përballje më efikase me pandeminë.
Vendimi i i fundit, i katërt për gjendje të jashtëzakonshme 14-ditëshe e solli presidenti Stevo Pendarovski më 30 maj, pas mbledhjes së Këshillit të sigurisë.
Sjellja e këtij vendimi, tha ka për qëllim vetëm t’i mundësojë Qeverisë dhe institucioneve në mënyrë efikase tl përballen me, para së gjithash, siç tha, sfidat shëndetësore, por edhe ekonomike-sociale lidhur me krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe nuk duhet të sillet në korealcion me procesin zgjedhor.