Këtë mëngjes nga Kumanova vjen edhe një lajm i mirë. Është shëruar një pacient i prekur nga virusi korona, i cili ishte ndër pacientët e parë në qytet
Kumanovë, 4 prill/ Gazeta FAKTI – Kumanova me rrethinë prej mbrëmë në ora 21 është në karantinë të plotë. Qeveria shpalli ndalim qarkullim të qytetarëve deri ora 05 të hënën, me qëllim të pengimit të përhapjes së virusi korona në këtë rajon. Sot rrugët e qytetit janë të zbrazëta dhe shtetrrethimi po respektohet.
Me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve në kushtet e bllokadës policore, sot Shtabi komunal për mbrojtje dhe shpëtim nxori disa rekomandime të vlefshme pasi që qytetarët u ndodhën papritmas të papërgatitur për të planifikuar mënyrën e jetës në kushtet e karantinës.
Kërkohet nga Qeveria që t’iu mundësohet tregjeve e dyqaneve të bëjnë shitjet telefonike dhe në internet të produkteve ushqimore dhe shpërndarjen tek klientët në shtëpi në ditët kur zgjasin orët e policisë, kurse të caktohet farmacia Provitalis të punojë edhe gjatë orës policore.
Këtë mëngjes nga Kumanova vjen edhe një lajm i mirë. Është shëruar një pacient i prekur nga virusi korona, i cili ishte ndër pacientët e parë në qytet.
Me qëllim të kontaktit të vazhdueshëm me qytetarët, Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim ka lënë në dispozicion numrin e telefonit 078 365 061, ku qytetarët do të jenë në gjendje të marrin informacionin e nevojshëm.
Për rastet më të rrezikuara sociale për ndihmë në blerjen e produkteve të nevojshme, mund të telefononi: 075 207 126 dhe 077 71 94 94.
Shtabi iu bën thirrje qytetarëve në rast të simptomave që mund të tregojnë ndonjë infeksion nga virusi korona, të kontaktojnë menjëherë mjekun e tyre të familjes.
Sipas rekomandimeve të Qeverisë dhe informacionit nga MPB të gjithë qytetarët që kanë nevojë për largim urgjent nga shtëpia gjatë orës policore (nevojë për shërbim mjekësor, obligime pune etj.) të njoftojnë në numrin e telefonit 192.