• Today is: Monday, November 25, 2024

Albini dhe çafkat e zeza

fakti
June06/ 2020

Njëri nga ata që shpreh mllefin ndaj Albin Kurtit, këtij politikani “par excelence”, është Hashimi, “presidenti”. Ky madje e quan kriminel. Albini në Gjyqin e Nishit gjykatësve serbë iu tha: Nuk e njoh gjyqin tuaj ! Nuk e njoh gjyqin tuaj i ka thënë edhe gjykatësit të UNMIK-ut, italianit Maurizio Salustros. Mbi Albinin hedhin baltë ithtarët e Hashimit, nakadrat që nuk janë të zot trembin macen nga përsheshi.

Nga Agim Muhaxheri

Ajo çfarë ndodhi me Qeverinë Kurti, s’është gjë tjetër pos një vrasje e demokracisë… Kontrabandë e pashembullt e grabitjes së pushtetit nga banda e vjetër. Banda doli në skenë falë Hashimit. Kundërshtarët e Albinit e vazhdojnë propagandën e tyre të pistë. Ata janë “testimonium paupertatis” (dëshmi e varfërisë intelektuale). E shajnë kinse intelektualët që s’janë të zot ta trembin macen nga përsheshi. Nuk qajnë kokën pse dalin qesharakë, bëhen karikaturë e kohës. “Presidenti” e quan kriminel Kryeministrin Albin Kurtin… E quan kriminel tipi që ia kanë zënë bishtin me derë… Le ta shikon veten në pasqyre. Për Albinin thonë se ka qenë i përkëledhur në burgjet e Serbisë… Shihe ti, i përkëledhur ! Shkarravisin kundër tij edhe ata që i thonë vetes shkrimtar, publicist… E shajnë horrat Albinin, politikanin “par excelence”, i cili në xhep të vogël i fut jo vetëm politikanët e Kosovës, por edhe ata të botës shqiptare.
Albini është një erudit, pehlivan i politikës. Kija inatin, po hakun mos ia ha !
Zotërinj, Albini gjatë luftës qëndroi këmbëkryq në Prishtinë. Këtu arrestohet nga hordhitë e Milosheviqit. Ku ishit ju ? Ishit në Rognerin e Tiranës, Zvicër, Gjermani e në dreq të mallkuar. Atje ju kishte thirrë Atdheu !
Të gjitha proceset gjyqësore ndaj Albinit, në Kosovë, unë i kam ndjekur si gazetar në “Epokën e re”… Albini në Gjyqin e Nishit gjykatësve serbë iu tha: Nuk e pranoj gjyqin tuaj ! Nuk e pranoj gjyqin tuaj, të UNMIK-ut, i ka thënë gjykatësit italian Maurizio Salustros, në Gjyqin e Prishtinës.
Ju që shtireni patriota jeni çafka të zeza. Jeni të vegjël, buburreca të merreni me Albinin. Jeni askushi ! Publicisti gjerman Hans Habe në librin e tij “Zotërinj porotë” përmend proverbin amerikan: “Who the hell you think you are” (Kush dreqin kujton se je). Ju që shani, këndelluni, bini në tokë ! Propaganda e juaj është e mjerë, e gërditshme !