• Today is: Monday, November 25, 2024

Qeveria e Avdullah Hotit e plotëson kërkesën e Vuçiqit për heqjen e reciprocitetit

fakti
June06/ 2020

Qeveria Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme ka shfuqizuar vendimet përmes së cilave është vendosur masa e reciprocitetit me Serbinë.

Qeveria ka shfuqizuar vendimin e datës 20 mars 2020, të qeverisë së kaluar Kurti për zbatimin gradual të reciprocitetit me Serbinë dhe vendimin e datës 30 maj 2020, për plotësim ndryshimin e vendimit të parë për këtë masë, raporton Telegrafi

Ndërkaq, kundër këtij vendimi kanë votuar përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në Qeveri./ Gazeta FAKTI.