• Today is: Sunday, November 24, 2024

NË MAQEDONI, 180 RASTE TË REJA ME KOVID-19

fakti
June05/ 2020

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 180 raste të reja nga 1272 teste të realizuara, prej tyre dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi. Pesëmbëdhjetë familje i përbëjnë rreth 90 për qind të rasteve të reja të të prekurve nga KOVID-19. Sipas ministrit Filipçe  vendimi për masa restriktive është i arsyeshëm, ndërsa Komisioni për sëmundje infektive  këto dy ditë do të bëjë analizë të detajuar dhe të dielën do të mbajë takim në të cilin do të shqyrtohen hapat e arshshëm

Shkup, 5 qershor/ Gazeta FAKTI – Ministri i Shëndetësisë, Fenko Filipçe tha se edhe pse sot u arrit kulmi i të infektuarve, situata është nën kontroll.

“Padyshim se kemi valë të dytë, që është rezultat i mosrespektimit të masave preventive dhe rekomandimeve. Numri më i madh i të infektuarve janë asimptomatikë, dikur rreth 90 për qind, që do të thotë se virulenca  dobësohet. Edhe pse numri i të infektuarve është i madh, ajo përhapet në kornizë të klasterëve dhe personave në izolim”,– deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Filipçe: 90 për qind e të prekurve të rinj me KOVID-19 vijnë nga 15 familje 

Pesëmbëdhjetë familje i përbëjnë rreth 90 për qind të rasteve të reja të të prekurve nga KOVID-19, tregon analiza e klasterëve të pacientëve të sapodiagnostifikuar.

Kjo, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, tregon se sëmundja po përhapet ngushtë në kuadër të këtyre klasterëve, por ka edhe raste të reja dytësore që është dëshmi se virusi ekziston dhe është duke u përhapur.

“Padiskutim se kemi një valë të dytë që është rezultat i mosrespektimit të masave për tubime dhe grupime që e dëshmon edhe ekspertiza detajuese në pyetësorët e detajuar epidemiologjikë. Por numri i rritur i të prekurve është i pritshëm për shkak të mënyrës së testimit që u zbatua ditëve të kaluara”, theksoi Filipçe në pres konferencën e sotme.

Theksoi se pritshmëritë janë se kjo valë shumë shkurt do të zgjasë, por megjithatë, siç tha, janë maksimalisht të kujdesshëm.

Në mesin e të prekurve janë edhe 11 punonjës shëndetësorë nga SPQ “8 Shtatori” dhe dy punonjës shëndetësorë në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri.

Filipçe theksoi se ka numër të madh të rasteve asimptomatike dhe me simptoma të lehta por kjo, sips tij, nuk do të thotë se virusi nuk është i rrezikshëm pasi ka edhe raste të pacientëve me pasqyrë klinike të rëndë.

Sipas tij  vendimi për masa restriktive është i arsyeshëm, ndërsa Komisioni për sëmundje infektive  këto dy ditë do të bëjë analizë të detajuar dhe të dielën do të mbajë takim në të cilin do të shqyrtohen hapat e arshshëm.

“Virusi është këtu, po përhapet, ndërsa mosrespektimi i masave do të thotë vazhdim i krizës”, porositi Filipçe.

Filipçe arsyeton karantinën e pjesëshme

 

I pyetur se a është sjellë vendim i gabueshëm me atë që vetëm Shkupi dhe disa komuna janë vendosur në karantinë 80 orësh, ndërsa shumica e qytetarëve e kanë shfrytëzuar këtë vikend për të udhëtuar në vendet turistike, Filipçë doli me këtë përgjigje:

“Gjithsesi se ishte vikend i zgjatur dhe njerëzit edhe ashtu do të iknin, por edhe atje ku ikin duhet t’u përmbahen masave preventive. Ja edhe gjysma e qytetarëve të kishin shkuar nuk kanë arsye që t’ju përmbahen masave preventive, të mbajnë distancë, kështu do të jetë jeta edhe më andej. Edhe atje ka kufizim të lëvizjes prej orës 16. Dhe e treta, që mendoj se është më e rëndësishmja, dihen të gjitha kontaktet, rezultatet dhe klasterët, edhe një dëshmi është se atje ku filloi vala e dytë, në komunën e Sarajit, pas numrit të madh të të infektuarve pas indentifikimit të klasterëve tani u ul. Në Çair dhe Butel është numri më i madh i personave pozitivë dhe asimptomatikë.”
Në Klinikën për Sëmundje Infektive gjatë 24 orëve të fundit dy pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Kumanova dhe Shkupi.