• Today is: Friday, April 26, 2024

POLITIKA, ARTI DHE MIKU

fakti
June05/ 2020

Jam tolerant por nuk kam ndonjë simpati ndaj atyre që mirren me politikë. Ekstremizmi, vulgariteti, injoranca dhe pandershmeria e njerëzve të politikës e të pushtetit, më ngjallë neveri dhe urrejtje. Shumica prej tyre janë gënjeshtarë ordinerë. Militantizmi dhe padituria në politikë, mendoj se janë lëngatë e keqe dhe varfëri e verbëri e shpirtit dhe e mendjes së tyre.

 

Nga Gani BYTYÇI/Zyrih

 

Një ditë, derisa po bisedoja me një mikun tim, (shumë të çmuar), bëmë edhe këtë dialog:
– Ti qënke me ata, më tha ai miku, në një çast.
– Me cilët, e pyeta unë.
– Me ata de, vazhdoi ai.
U ndamë, pa e kuptuar mirë se cilët ishin “ata” e cilët “ne”, për atë mikun tim.

Miq të dashur!
Në këtë kohë polarizimi dhe politizimi të skajshëm të shoqërisë shqiptare, (për fajin e udhëheqësve politik) dua të ju kujtoj se preokupimi, angazhimi dhe përkushtimin im, nuk është as nuk ka qenë kurrë politika. Gjithë interesimin dhe pasionin tim e kam në fushën e letërsisë, të artit e të kulturës përgjithsisht. Ndaj edhe publikimet e herë pas herëshme, që i bëj këtu e në ndonjë medium, nuk janë as mendime partiake as mbështetje atyre. Nuk mbaj testere partie as nuk mbështes asnjë rreshtim politik. Mendimin tim intelektual (edhe politik) e bëj publik, nëpërmjet të refleksionit të shprehur me shkrim, por pa u ndikuar, pa përfillur a konsultuar opinione nga qendra partiake a politike. Me mendimin tim qortoj fenomene, procese, veprime, dukuri e deformime shoqërore, por këto asnjëherë nuk i bëj nga pozicioni i ndonjë subjekti politik. Këto veprime përpiqem që t`ì analizoj si defekte të procesit shoqror, pa shikuar nga cila anë politike vijnë ato. Ky edhe është pozicioni më i vështirë, ngase kështu je përherë kundër politikës dhe pushtetit, të cilët janë edhe autorët direkt të veprimeve, dukurive, fenomeneve, përgjithsisht të devijimeve në shoqëri. Angazhimi dhe synimi im intelektual është (dhe ka qenë përherë) Bashkimi Kombëtar, ecja e Atdheut dhe e Kombit drejt progresit dhe emancipimi e zhvillimi i tij historik, shpirtëror, ekonomik, social, kulturor e moral. Ndaj, me partitë politike dhe veprimet e tyre takohem vetëm në këtë pikë. Jam tolerant por nuk kam ndonjë simpati ndaj atyre që mirren me politikë. Ekstremizmi, vulgariteti, injoranca dhe pandershmeria e njerëzve të politikës e të pushtetit, më ngjallë neveri dhe urrejtje. Shumica prej tyre janë gënjeshtarë ordinerë. Militantizmi dhe padituria në politikë, mendoj se janë lëngatë e keqe dhe varfëri e verbëri e shpirtit dhe e mendjes së tyre.

5 qershor, 2020


Fotografia e Gani Bytyçi
Damian Tirado (skulpturë)

Fotografia e Gani Bytyçi
Gani Bytyçi: Vaj në pëlhurë