IRI konsiderohet një prej institucioneve më kredibile ndërkombëtare në fushën e demokracisë dhe hulumtimit të opinionit publik, raporeton Gazeta FAKTI.
Por, nihilistët e pandreqshëm (me kazma në duar) sërish do të gjejnë ndonjë behane edhe te IRI, duke i atribuuar dhe ndajshtuar asaj kualifikime denigruese në stilin ‘JA EDHE NJË HULUMTIM POPULIST” (!), kurse ata që e kanë shumë për qejf të djathtën (me brekë të shkyme) do të thuan: JA DERI KU MUND TË SHKOJË KOMPLOTI ULTRAMAJTIST (!).
Nihilistët e të gjitha ngjyrave asnjëherë nuk folën për burimin e zhgënjimit popullor ndaj politikanëve në këto 20 vitet e fundit, por shumë harxhuan energji duke relativizu popullaritetin e Kurtit.
Sa më shumë që të thellohet ky diskurs nihilist, aq më e madhe do të jetë diferenca në mes të politikanëve reformatorë (Kurti dhe Osmani) si dhe politikanëve të ndryshkur e të “guzhvatur” (Thaçi, Mustafa, Hardinaj, Veseli…..)
Është mirë kur popullariteti i politikanëve rritet pa “kvasacin” e mediave oligarkike, por është shumë keq që një pjesë e opinionbërësve të Kosovës nuk e kanë as idenë dhe nuk e kanë kuptuar se gjithçka bëhet me zor, por nuk mundesh ta duash me zor dikend. Tash për tash ata nuk po mund ta bindin popullin që ta duan Hashimin, Isën, Ramushin e Veselin….
Deri sa është kështu Albinit dhe Vjosës gjithnjë e më tepër rejtingu ka me i shku në kupë të qiellit…
Mbështetja popullore nuk është konspiracion, as ndonjë vizitë e “rastësishme” haxhiqamilçe në ora 1 të natës….
Mbështetja popullore është fushë magnetike e cila tërheq nga vetja gjërat e çmueshme metalike, por jo edhe bërllogun dhe teneqet e ndryshkura……/ Gazeta FAKTI