• Today is: Monday, November 25, 2024

BE: BEOGRADI DHE PRISHTINA VET DO TË VENDOSIN PËR PJESËMARJEN E LAJÇAKUT DHE GRENELLIT NË BISEDIME

fakti
June05/ 2020

Zdhënësi i Përfaqësuesit të lartë të BE-së, Peter Stano, deklaroi se Beogradi dhe Prishtina me marrëveshje do të vendosin për pjesëmarrjen e Mirosllav Lajçakut dhe Richard Grenellit në dialog, raporton B92

Stano këtë e ka thënë në përgjigjen e një pyetjeje të një portali nga Prishtina nëse i dërguarit amewrikan Richard Grenell do të jetë i ftuar në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesin special të BE-së  në vazhdimin  edialogut Beograd-Prishtinë.

“Dialogu i Beogradit me Prishtinën do ta udhëheqë BE. Palëve (Beogradit dhe Prishtinës) u mbetet që me marrëveshgje të përbashkjët të vendosin mbi ojesëmarrjen direkte të partnerëve në dialog, i cili udhëhiqet nën ombrellën e BE-së, ka precizuar Stano.

Stano ka konfirmuar se i dërguari i posaçëm i Brukselit do të udhëtojë për Beograd dhe Prishtinë, kurse data ende nuk është definuar, dhe po pritet të rivendoset komunikacioni në pajtim me situatën epidemiologjike.

Ai ka shtuar se “bisedat direkte jkanë mënyra më e mirë mbi të cilat funskionon diplomacia dhe janë pjesë e punës së çdoditshme të çdo diplamti dhe përfaqësuesi të BE-së”./ Gazeta FAKTI