• Today is: Sunday, November 24, 2024

BE: Të hapen kufijtë deri në fund të qershorit

fakti
June05/ 2020

Komisioni Europian po u bën thirrje vendeve anëtare që të heqin të gjitha kontrollet kufitare brenda bllokut deri në fund të muajit qershor.

Mbyllja e kufijve nga mesi i muajit mars, si një strategji për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, i ka kushtuar miliarda euro industrisë së turizmit në BE.
E ndërsa situata epidemiologjike në kontinent tashmë është përmirësuar ndjeshëm, Komisioni Europian po u bën thirrje vendeve anëtare që të heqin të gjitha kontrollet kufitare brenda bllokut deri në fund të muajit qershor.
Ministrat e punëve të brendshme nuk arriten dot nje marreveshje ne takimin virtual qe paten këtë të premte, për të diskutuar një mënyrë të koordinuar se si dhe kur të rihapin kufijtë.

“Unë mendoj se ka ardhur koha që të rihapemi. Kam propozuar që vendet anëtare ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur dhe mendoj se një datë e mirë duhet të jetë fundi i qershorit.

Të dhënat nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, nuk mbështesin rekomandimin e mbylljes së kufijve, të cilat do të shkaktojnë efekte dytësore të konsiderueshme dhe përçarje shoqërore e ekonomike në BE.”, tha YLVA JOHANSSON, KOMISIONERE E BE PER PUNET E BRENDHSHME.

Italia rihapi kufijtë e saj të mërkurën në një përpjekje për të shpëtuar industrinë e turizmit. Vizitorët nga BE dhe vendet e zonës Shengen nuk do të kenë nevojë për karantinë pas mbërritjes./ Gazeta FAKTI