• Today is: Sunday, November 24, 2024

TESTIME FALAS PËR QYTETARËT PA SIGURIME SHËNDETËSORE

EA
April07/ 2020

Shkup, 7 pril/ Gazeta FAKTI – Në seancën e fundit, Qeveria miratoi një dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit, trajtimi i qytetarëve pa sigurim shëndetësor do të përballohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

” Sot u miratua një Dekret me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, sipas të cilit personave të siguruar, të drejtat e të cilëve nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor, u janë mohuar për shkak të kontributit të paguar në mënyrë të parregullt ose pagesa e  kontributit është vonua më shumë se 60 ditë, të njejtit mund të shfrytëzojnë  shërbime shëndetësore në institucionet e kujdesit shëndetësor në lidhje me diagnostikimin dhe trajtimin e koronavirus KOVID-19 në llogari të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky Dekret për trajtim nga KOVID-19, në llogari të Fondit, vlen edhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk janë të siguruar mbi asnjë bazë “, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>