• Today is: Sunday, November 24, 2024

Avdullah Hoti merr zyrtarisht detyrën e kryeminstrit

fakti
June04/ 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë me kabinetin e ri qeveritar.


Prishtinë, 4 qershor/Gazeta FAKTI
– Kryeministri i sapozgjedhur, Avdullah Hoti, krejtësisht i vetëm sot ka marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës.

Me një kalim para Gardës Ceremoniale, Hoti ka nisur ditën e parë të punës si i pari i ekzekutivit.
Detyra iu dorëzua nga sekretari Fitim Krasniqi, ani pse sipas protokollit iu është dashur t’i dorëzohet nga ish-kryeministri Albin Kurti.

Pak minuta pas marrjes së detyrës, Hoti ka mbledhur mbledhur kabinetin e ri qeveritar për të mbajtur mbledhjen e parë si kreu i ekzekutivit. Në fjalën e tij hyrëse në këtë mbledhje, Hoti iu uroj punë të mbarë gjithë ministrave dhe zëvendëskryeministrave të tij. Ai tha se si qeveri e re i presin shumë sfida.

“Ju uroj punë të mbarë për sfidat që na presin si qeveri e re. Dua të falënderoj veçanërisht stafin mjekësor të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Falenderim i veçantë edhe për policinë, stafin administrativ në nivel qendror e lokal, bizneset private, ndërmarrjet publike, e po ashtu ju shprehi ngushëllime familjeve të viktimave që janë prekur nga kjo pandemi dhe ne si qeveri do tu qëndrojmë afër”, ka thënë Hoti.
Hoti flet nga qeveria: Do t'i forcojmë miqësitë me partnerët, do t ...

Kryeministri Hoti shtoi se si qeveri e re ka për obligim që të ti japë frymë demokracisë së brendshme në respektin të rendit dhe ligjit dhe ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës.

“Do të punojmë bashkë në realizimin e një programi qeverisës me gjithë partnerët e këtij koalicioni duke qenë llogaridhënës ndaj gjithë deputetëve të Kuvendit, pozitë e opozitë, duke vendosur një diskurs të ri në skenën politike. Është një program ambicioz, besoj në këtë program dhe në këtë ekipe të shkëlqyeshme. Do tu dalim zot pritjeve të qytetarëve”, tha Hoti.

Ai shtoi se menjëherë duhet të adresojmë sfidat shkaku i pandemisë, siç është rimëkëmbja ekonomike.

“Do ta miratojmë së shpejti programin për rimëkëmbjen ekonomike është një program voluminoz për t’iu mundësuar bizneseve, familjeve dhe qytetarëve që sa më lehtë të tejkalojnë këtë krizë të paprecedent”, ka thënë Hoti.

Hoti ka shtuar se do t’i kthehemi punës e jo retorikës. Ai shtoi se do të ndërtojnë një diskurs të ri edhe brenda qeverisë edhe në Kuvend me opozitën.

Ashtu sikurse ish-kryeministri Albin Kurti, as ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së ministres. Mospjesëmarrjen e saj për dorëzimin e detyrës te ministri i ri i Drejtësisë Selim Selimi, e konfirmuar , ish-shefi i kabinetit të Haxhiut, Blerim Sallahu.

“Albulena Haxhiu nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit”, tha Sallahu.
Ndryshe, Albin Kurti është deklaruar dje se nuk merr pjesë në dorëzimin e detyrës së kryeministrit. Për kryeministrin e sapo zgjedhur, Avdullah Hoti, Kurti ka thënë se “nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova”.

Reagimi i Isa Mustafës

Pas marrjes së detyrës si kryeministër i Kosovës të Avdullah Hotit, ka reaguar kreu i LDK, Isa Mustafa për mos dorëzimin e detyrës nga Kurti dhe jo vetëm. Kryetarit të LDK-së nuk i ka pëlqyer aspak që kolegia e partisë së tij nuk e udhëhoqi seancën e Kuvendit të Kosovës.

Isa Mustafa ka thënë se bojkotimi i seancës nga ana e Vjosa Osmanit paraqet ikje nga përgjegjësia dhe veprim të paprecedent. Ai ka disa fjalë edhe për ish-kryeministrin Albin Kurti që nuk i dorëzoi detyrën Avdullah Hotit.

“Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve”, shkruan ai.

Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.

E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.

Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve”, ka shkruar Mustafa.

Kush është Avdullah Hoti, kryeministri i ri?