• Today is: Sunday, November 24, 2024

Në Rumani u prodhua këpuca që ju siguron distancën 1.5 metra

fakti
June04/ 2020

Grigore Lup, një këpucar rumun nga qyteti i Transilvanisë Cluj, ka krijuar këpucë lëkure me majë shumë të gjatë të cilat sigurojnë distancën.

“Unë shoh njerëz  që mblidhen duke mos respektuar rregullat e distancës sociale dhe i thashë vetes le të bëjmë një  palë këpucë t’i ndëshkojmë ose ata mund t’i veshin dhe mbase në këtë mënyrë do të riuajne distancën”, njofton Euronews Albania.

Lup shprehet se, nëse dy persona mbajnë këpucë të tilla  ata do të jenë përballë njëri tjetrit  rreth një metër e gjysmë larg.

Këpucari i cili ka nisur të punoj në këtë sektor që në moshën 16-vjeçare përshtati  këpucët e reja  nga një model që ai bëri për aktorët. Deri më tani  ai kishte marrë pesë porosi për këto këpucë të veçanta.

“Mora një telefonatë nga një zonë në Angli dhe e pyeta nëse I donte këpucët për ndonjë shfaqje. Por ajo më tha se I donte për bashkëshortin+ që ti vishte kur dilte jashtë . U befasova”, thotë ai.

Duhet të paktën dy ditë për të prodhuar këpucë të tilla dhe një palë kushtojnë 115 dollarë./ Gazeta FAKTI