• Today is: Sunday, November 24, 2024

KA VDEKUR NË NJU JORK VEPRIMTARI I ÇËSHTJES KOMBËTARE, REXHË XHAKLI

EA
April07/ 2020

Rexhë Xhakli, veprimtar i shquar për çështjen shqiptare, ka vdekur të dielen në Nju Jork në moshën 81 vjeçare.

Rexhë Xhakli lindi në Fier, në një familje kosovare, më 1939. Shkollën fillore e kreu në Ferizaj, gjimnazin në Prishtinë, ndërsa në Zagreb studioi fakultetin teknik, por u detyrua të ndërpriste studimet për t’iu ikur përndjekjeve të pushtetit të Rankoviqit. Rexhë Xhakli emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që në fillim u përfshi në veprimtaritë në ndihmë të Kosovës dhe çlirimit të saj prej okupatorit serb.Ai u dallua për donacione në ndihmë të organizatave dhe individëve në komunitet e në Kosovë si dhe njëri ndër shqiptarët që krijoi lidhje me personalitete të rëndësishme amerikane në të mirë të Kosovës.

Shaqir Salihu: Për 60 vjet me radhë kam kultivuar miqësinë me të

Me pikëllim të thellë mësova se atdhetari i madh i çështjes sonë kombëtare Rexh Xhakli u shuajt në moshën 81-vjeçare në New York.

Rexh Xhaklin e kam njohur qysh në bankat e shkollës së mesme, në gjimnazin Ivo Lola Ribar, në Prishtinë, në fund të viteve 50 dhe fillim të viteve 60. Rexh Xhakli ishte atdhetar i palëkundur. I bëri ballë UDB-së famëkeqe të policisë serbe. U përball me burgjet sllave dhe u torturua nga policia e UDB-së, por kurrë nuk u përkul.

Kontributi i Rexh Xhaklit në shërbim të çështjes sonë kombëtare është i madh. Ai ndihmoi shumë financiarisht, politikisht dhe moralisht në krijimin e shtetit të dytë shqiptar, Kosovës. Kosova ishte me fat të madh që pati një njeri si Rexh Xhaklin në SHBA. Ai ishte shumë aktiv në çështjen e Kosovës. Ka qenë motori kryesor në financimin e lëvizjeve dhe veprimtarive të ndryshme kombëtare. Unë, për 60 vjet me radhë kam mbajtur dhe kultivuar miqësinë me të. Do të më mungojë shumë.

Me këtë rast u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta tërë familjes Xhakli, posaçërisht bashkëshortes, Shpresës, e cila u kujdes për të dhe i qëndroi pranë me përkushtim të madh gjatë viteve të fundit, kur Rexha ishte i sëmurë! Ngushëllime të ndiera gjithë miqve dhe bashkatdhetarëve që e kanë njohur dhe që kanë bashkëpunuar me Rexhën! I lehtë qoftë dheu i tokës së Lincoln-it mbi shqiptarin e madh!
Në fotografi Rexh Xhakli, Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të Bashkisë së New York-ut dhe Shaqir Salihu, gjatë një darke me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të gazetës “Illyria” në New York, më 2011.

Ramazan Bekteshi: Nje ditë zie per komunitetin shqiptaro-amerikan

 

Kaloi ne amshim Rexh Xhakli ne moshen 81 vjecare, njeri nder fytyrat me emblematike te komunitetit shqiptaro-amerikan. Rexha, si ish i burgosuri i ndergjegjes detyrohet pershkak te ndjekjes te braktis Kosoven, vendoset ne NYC dhe ku tere jeten ia perkushtoi çeshtjes kombetare dhe ne veçanti pavaresise se Kosoves.

Si biznismen i sukseshem ishte poashtu pararoje e cdo aktiviteti me karakter kombetar dhe njeri nder njerezit me gjeneroz. Ai ishte njeri nder themeluesit dhe perkrahesit financiar te Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan, dhe Lidhjes Demokratike te Kosoves, dega per NY, NJ, CT, ku kjo e fundit ishte e vendosur ne Lokalet e Rexhes ne Grand Concourse, Bronx per gati kater vite falas. Rexha poashtu vuri ne dispozicion edhe banesat e tij per aktivitete e mysafir nga trojet shqiptare, dhe ndihmoi shume aktivitete humanitare te organizuar nga komuniteti yne per t’u dal ne ndihme minatoreve, familja mban familjen, e shume aktiviteteve per lobim e qe ishte njeri nder shtyllat kryesore te komunitetit.

Ai la pas femijet Fatbardhin, Adrianen dhe Arbenin si dhe bashkeshorten, Dr. Shpresa Xhakli, nje aktiviste e shquar e komunitetit shqiptaro-amerikan e dalluar per kauza humane. Ajo eshte e para qe krijoi “Fondacioni per ndihme femijeve autikë ne Kosove”./Gazeta FAKTI

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>