• Today is: Friday, April 19, 2024

Romani”MONA” nesër në Gjakovë

fakti
June04/ 2020

“Bëhet fjalë për një realitet të kontaminuar me teori të konspiracionit deri në absurditet ku prodhohen ‘tradhtarët’ dhe ‘armiqtë’ që pastaj ose linçohen ose vriten, për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar”, ka shkruar ditë më parë në  Facebook,  shkrimtari Jusuf Buxhovi.

Nesër (e premte), në Gjakovë, bëhet promovimi premierë i romanit “Mona”. Autori ka zgjedhur Gjakovën, jo vetë se në njëfarë mënyre, ambienti i saj (Dushkaja, Reka e Keqe, Suka), janë pjesë e ngjarjeve të imagjinuara të romanit, pra protogonist aktiv, por edhe për atë se nga aspekti historik dhe kulturor, ky qytet, në të kaluaren, ka qenë laborator i karantenimeve të ndryshme, që kanë pasë për qëllim luftën kundër identitetit etnik dhe atij kombëtar deri te përmasat e gjenocideve dhe etnocideve.
Rrëfimi ka pikënisje kohën prej gjashtë orësh të bartjes thuajse zvarrë të kufomës së Kolonelit nëpër Dushkajë, ku edhe në mënyrë tejet makabre poshtnohet nga militantët e organizuar, për t’u gjuajtur në një gropë ku mrizojnë bagëtia. Ndonëse këto dy linja mbesin të hapura, ato megjithatë i bashkon përfundimi se bëhet fjalë për një vrasjeje të paralajmëruar me motive politike.
“Pra, bëhet fjalë për një realitet të kontaminuar me teori të konspiracionit deri në absurditet ku prodhohen ‘tradhtarët’ dhe ‘armiqtë’ që pastaj ose linçohen ose vriten, për të cilin Mona, një gazetare hulumtuese, alarmon opinionin ndërkombëtar”, ka shkruar ditë më parë në  Facebook,  shkrimtari Buxhovi. 
Promovimi mbahet nesër (këtë të premte) në Bibliotekën e Qytetit, në orën 12./ Gazeta FAKTI
Murtaja te Kamy dhe Buxhovi - Bota Sot