• Today is: Saturday, September 21, 2024

Hulumtim mbi ndikimin e Kovid-19 në shëndetin mendor

fakti
June03/ 2020

Shkup, 3 qershor/ Gazeta FAKTI –  Klinika e Psikiatrisë në Shkup është aktivisht e përfshirë në përballjen ,e virusin korona dhe janë hapur disa linja telefonike për mbështetje psikologjike

Nga kjo klinikë paralajmërojnë se në periudhën e ardhshme do të organizohen më shumë aktivitete për trajtimin e shëndetit mendor, duke u përfshirë në koordinimin e një hulumtimi ndërkombëtar për shëndetin mendor të popullatës gjatë kohës së pandemisë globale.

Hulumtimi po kryehet në disa vende europiane, kurse koordinator kryesor është Shoqata italiane e psikiatrisë sociale „Societa Italiana di Psichiatria Sociale“.

Qëllimi i këtij hulumtimi është matja e  ndikimit të pandemisë Kovid-19 dhe masat e karantinës mbi shëndetin mendor të popullatës dhe ndërmarrja e preventivës adekuate shëndetësore.