• Today is: Monday, November 25, 2024

George Bush: T’i jepet fund racizmit në Amerikë

fakti
June03/ 2020

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, ka reaguar fuqishëm pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët me gruan e tij, Laura Bush, ai ka kërkuar që t’i jepet fund racizmit në Amerikë. 

 

 

Bushët kanë thënë se janë të lënduar nga vrasja e Floydit, dhe të neveritur nga padrejtësia dhe frika që po e ngufat vendin.

“Është koha që Amerika t’i ekzaminojë dështimet e veta tragjike – dhe teksa e bën një gjë të tillë, t’i shohë edhe disa prej fuqive të saj shëlbuese”.

Ish-presidenti amerikan ka thënë se është dështim tmerrues që shumë afro-amerikanë, veçanërisht meshkuj të rinj afro-amerikanë, keqtrajtohen dhe kërcënohen në vendin e tyre.

“Është fuqi kur protestuesit, të mbrojtur nga zbatuesit e përgjegjshëm të ligjit, marshojnë për një të ardhme më të mirë”, është shprehur Bush.

“Kjo tragjedi – në një varg të gjatë tragjedish të ngjashme – ngrit një pyetje që është dashur të bëhej qëmoti: Si ta ndalim racizmin sistematik në shoqërinë tonë?”, ka thënë ai.

Bush ka thënë se duhet të dëgjohen zërat e shumë prej atyre që po vuajnë dhe po mbajnë zi.

“Ata që përpiqen t’i heshtin këta zëra nuk e kuptojnë domethënien e Amerikës – apo si ajo bëhet vend më i mirë”, është shprehur Bush.