• Today is: Monday, November 25, 2024

Lumir Abdixhiku nuk pranon të jetë ministër i Qeverisë Hoti

fakti
June03/ 2020

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ministri tashmë në detyrë i Infrastrukturës nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, nuk ka pranuar të jetë i propozuar për ministër në Qeverinë e ardhshme që pritet të votohet nesër në Kuvendin e Kosovës.

“Zotëri Abdixhiku ka deklaruar se nuk dëshiron që të jetë ministër. Ne ia kemi kërkuar edhe sot por ai nuk ka pranuar”, tha Mustafa në konferencë për media.

LDK pas mbledhjes së Kryesisë ka publikuar kandidatët e saj për ministra në Qeverinë Hoti.

Emrat e propozuar janë:

  • Driton Selmanaj – zëvendëskryeministër,
  • Hykmete Bajrami- ministre e Financave,
  • Besian Mustafa – ministër I Bujqësisë,
  • Vlora Dumoshi – ministre e Kulturës,
  • Anton Quni – ministër i Mbrojtjes,
  • Agim Veliu – ministër i Punëve të Brendshme,
  • Abran Abrashi – ministër i Infrastrukturës dhe
  • Armend Zemaj – ministër i Shëndetësisë.

Votimi i Qeverisë së re të vendit vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit Avdullah Hoti (LDK) u mandatua për kryeministër të ardhshëm. //KosovoInsights