Saktësisht 21 herë është përmendur Moldavia në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përmes të cilit i është dhënë e drejta presidentit Hashim Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë. Por, të gjashtë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Moldavi kishin dhënë dorëheqje gjatë vitit të kaluar, pas akuzave se ia kishin mbajtur anën ish-qeverisë, duke vendosur në dëm të qeverisë së re.
Në aktgjykimin e plotë, të publikuar të hënën, Kushtetuta, por edhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese në Moldavi, të marra ndër vite, janë përmendur si shembuj, për të mbështetur aktgjykimin, transmeton KOHA.
Por, të gjashtë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në Moldavi kishin dhënë dorëheqje gjatë vitit të kaluar, pas akuzave se ia kishin mbajtur anën ish-qeverisë, duke vendosur në dëm të qeverisë së re.
Vendimet e marra prej kësaj gjykate, si ishte raportuar nga mediet ndërkombëtare, kishin nxitur krizë politike në këtë shtet.
Shkak për krizën politike në Moldavi kishin qenë zgjedhjet e shkurtit të 2019-tës, pa fitues të qartë.
Më 7 qershor, Kushtetuesja kishte marrë vendim për shpërbërjen e parlamentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Megjithatë, në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, më 8 qershor, ishte formuar një Qeveri e re, e udhëhequr nga Maia Sandu. Ky koalicion e kishte akuzuar gjykatën për keqinterpretim të Kushtetutës.
Qeveria e mëparshme e magnatit kundërthënës, Vlad Plahotniuc e kishte kontestuar legjitimitetin e seancës dhe ky qëndrim ishte mbështetur prej Gjykatës Kushtetuese.
Më 9 qershor, Kushtetuesja e kishte shpallur jokushtetuese qeverinë e krijuar nga Sandu, teksa ishte sprapsur pas disa ditësh.
Kritikët kishin thënë se Gjykata Kushtetuese ishte nën ndikimin e Plahotniucut, që kontrollon biznese të shumta dhe një perandori mediatike dhe që është akuzuar se është duke e udhëhequr Moldavinë në prapaskenë.
https://www.rferl.org/a/moldova-s-entire-constitutional-court-resigns/30022221.html
Lidhjet e Grenellit me politikanin e arratisur moldav, të akuzuar për korrupsion
Richard Grenell, që të martën ka dhënë zyrtarisht dorëheqje nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe nga pozita e ambasadorit të SHBA-së Gjermani, dikur kishte qenë konsulent i për oligarkun moldav, i akuzuar për ndërhyrje të shumta në shtetin e tij dhe për udhëheqje nga prapaskena, mes tjerash edhe përmes ndërhyrjes së punës në Kushtetuesen e këtij shteti, raporton KOHA Ditore.
Oligarkut Vladimir Plahotniuc i ishte ndaluar hyrja në SHBA, si pasojë e sanksioneve.
Sipas “ProPublicas”, Grenelli kishte punuar për një konsulencë të quajtur “Capitol Media Partners”, e cila e kishte pasur klient konsulentin politik të republikanëve, Arthur Finkelstein. Grenelli raportohet se kishte punuar për Finkelsteinin si konsulent për klientët në Evropën Lindore, përfshirë politikanin moldav, Vladimir Plahotniuc, raporton “The Daily Beast”. Asokohe, Plahotniuc kishte qenë zyrtari kryesor në partinë pushtetare të Moldavisë dhe njeriu më i pasur në këtë shtet. Raportet financiare tregojnë se Grenelli kishte marrë një pagesë prej mbi 5.000 dollarësh nga Finkelsteini, ndonëse shuma e saktë nuk është treguar. Plahotniuc e humbi pushtetin gjatë vitit të kaluar, duke ikur nga Moldavia.
Në gusht të 2016-tës, Grenelli kishte publikuar vështrime në dy gazeta duke e mbrojtur Plahotniucin dhe duke i kritikuar armiqtë e tij. Ndonëse nuk është e qartë nëse vështrimet ishin drejtpërsëdrejti pjesë e punës së tij për Plahotniucin, ai raportohet se nuk ka treguar se po paguhet.