Fjalori, i cili ka mijëra fjalë, përveç fjalëve bazike si bukë, ujë, sëmundje, lind, vdes, fle, ngrihem, ha, pi, të gjitha të tjerat përgjithësisht ndryshojnë dhe janë shqiptuar ndryshe.
Pyetjes së famshme: çfarë gjuhe flisnin shqiptarët para 400 vitesh, i jep përgjigje një fjalor i botuar në Bullgari, në të cilin dëshmohet për gjuhën e vjetër shqipe të ruajtur brez pas brezi nga shqiptarët në Mandricë të Bullgarisë, të cilët u shpërngulën atje 400 vjet më parë.
Në këtë fjalor u jepet kuptimi i fjalëve në gjuhën bullgare, shqipen e sotme dhe gjuhën e vjetër shqip të përdorur nga banorët e fshatit Mandricë në Bullgarinë Juglindore.
Fjalori, i cili ka mijëra fjalë, përveç fjalëve bazike si bukë, ujë, sëmundje, lind, vdes, fle, ngrihem, ha, pi, të gjitha të tjerat përgjithësisht ndryshojnë dhe janë shqiptuar ndryshe.
Për shembull “sallam” nuk i thonë mishit të përpunuar, por i thonë “i shëndetshëm”. Tarshit, do të thotë “kërkoj”, etj. Megjithatë fjalët bazike nuk ndryshojnë si numërimi apo gjërat kryesore të të bërit. Edhe pse nuk ka gramatikë, foljet janë zgjedhuar afërsisht siç bëhen në morfologjinë e sotme.
Edhe pse nuk ka gramatikë, foljet janë zgjedhuar afërsisht siç bëhen në morfologjinë e sotme. Për shembull “do të fle” shqiptarët e Mandricës i thotë “ot fli”. Kurse shprehja apo fjala “flas” është krejt ndryshe në gjuhën e vjetër të shqiptarëve të Mandricës. Ata thonë “zallahis”.
Hartuesja e fjalorit është Marija Georgieva (Peeva) 80 vjeçare, banore e Mandricës.
Ajo ka mbledhur fjalët bazë të gjuhës së vjetër shqipe të folur nga banorët e Mandricës dhe është ndihmuar nga studiuesi i gjuhës shqipe, Ludmill Stankov, i cili ka punuar në një kohë të gjatë në Tiranë si diplomat i Bullgarisë./ Thealbanian