Kompania ECOLOG e filantropit shqiptar, Lazim Destani ka dhuruar 12 mijë teste koronavirusi për Kosovën, në bashkëpunim me sipërmarrës të tjerë.
Lazim Destani nga Ecolog, Remzi Ejupi nga Eurokoha dhe Nazmi Viqa nga AWR Abbruch, të tre këta afaristë të suksessheëm shqiptarë në Gjermani dhe trevat shqiptare në Ballkan kanë arritur që të sigurojnë dhe dhurojnë 12.000 Teste për Republikën e Kosovës. Siç bëhet e ditur 1000 prej këtyre testeve do të shkojnë për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Rreth dy javë më parë, Lazim Destani me kompaninë e tij, “Ecolog International”, dhuruan kupona ushqimorë për mijëra familje në Tetovë, si dhe shpërndanë tableta për nxënësit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Gjithashtu kompania e tij, do të realizojë testimet masive të popullatës të COVID-19në Luksemburg.
Këto teste në kohën e vështirë të Pandemisë për shqiptarët në Ballkan do të jenë një kontribut dhe falenderim i posacëm i humanistëve Destani, Ejupi e Viqa, për pjestarët e personelit mjekësor në Kosovë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për parandalimin dhe mjekimin e Covid 19./ Gazeta FAKTI